Real Madrid vijon spektaklin në La Liga, me ekipin e Mourinho-s që triumfoi pastër 4-0 përballë Malaga-s. Në “Bernabeu”, Reali dominoi totalisht këtë takim, ku një paraqitje të shkëlqyer dhuroi Jude Bellingham, me mesfushorin anglez që duket i rilindur me portugezin në stol. Bellingham gjeti golin e parë në minutën e 19-të me një aksion shumë të bukur personal. Në të 26-tën, Bellingham ishte sërish protagonist, ku me një goditje me kokë detyroi Herrero-n të shënonte në portën e tij.
Reali nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe katër minuta më vonë ishte radha e Kylian Mbappe, me francezin që u shërbye në zonë nga Alexander-Arnold dhe me një goditje të saktë trefishoi shifrat. Ky ishte goli i katërt i Mbappe në tre ndeshje në La Liga. Reali kishte kontrollin total të lojës, edhe në fraksionin e dytë, nuk rrezikuan thuajse asgjë, ndërsa në shtesë, në minutën e 94-ët ishte Arda Guler që kompletoi “pokerin” e golave, i shërbyer saktë nga Vinicius jr.
Pas 3 ndeshjeve të para në La Liga, Real Madrid kryeson me 9 pikë të plota, 10 gola të shënuar dhe 2 të pësuar. Në konferencë për shtyp, Jose Mourinho u ndal pikërisht te numri i golave dhe fakti që tifozët e pranishëm në Bernabeu u argëtuan me një futboll të bukur ofensivë:
“Është e rëndësishme që tifozët u argëtuan, por duhet të jenë të kënaqur edhe me pjesën e dytë ku mbrojtëm në bllok. Jo çdo ndeshje fitohet me goleadë, duhet të jemi të kënaqur edhe kur fitojmë 1-0. Është e vërtetë që kemi një sulm fantastik, kemi shënuar 10 gola në 3 ndeshje”, u shpreh Mourinho në konferencë për shtyp.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






