• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aristotel Petro, kandidati për deputet në Gjirokastër që ‘konkurron’ me Azbi Kasajn (VIDEO)

21/06/2017
Aristotel Petro, kandidati për deputet në Gjirokastër që ‘konkurron’ me Azbi Kasajn (VIDEO)

Aristotel Petro është rikthyer mbrëmë në studion e televizionit të tij, të dhënë me qira prej më shumë se një viti tek familja Tavo. Kësaj radhe ishte i ftuar si kandidat për deputet i partisë së Paskal Milos, Demokracia Sociale. Emisioni nis me spotin elektoral të Petros, ku ai flet për ‘gjakpirës me pushtet’, ‘korrupsion’ e ‘para publike të vjedhura’, ndërkohë që nëse kthehesh pas në vitin 2014, Aristotel Petro është kallëzuar penalisht në Prokurori për vjedhje të energjisë elektrike.

Ndonëse kandidon me PDS-në, Petro u prezantua edhe si përfaqësues në Gjirokastër i Lëvizjes Panshqiptare Pellazgjia, një lëvizje ‘fantazmë’ që minimalisht s’ka asnjë faqe në web. Më pas ai tregoi platformën e tij elektorale dhe tha se ‘kemi 600 vjet të pushtuar, prandaj ka ardhur koha të çlirohemi”. Çuditërisht Petro flet per forca të padukshme “që nuk na kanë lënë të bëjmë jetën tonë”, pa treguar së për kë e ka fjalën.  Nëse keni dëshirë të dëgjoni të gjithë emisionin, i cili për nga broçkullat ia kalon edhe emisioneve me Azbi Kasajn e famshëm, klikoni në videon më poshtë.

Ndërkohë për ata që nuk e dinë, Aristotel Petro kandidon për herë të tretë në 25 qershor. Në vitin 2005 kandidoi për deputet me Partinë Lidhja e Blertë Shqiptare dhe dështoi me sukses. Në vitin 2015 kandidoi për këshilltar në Këshillin Bashkiak Gjirokastër me Partinë Aleanca Popullore dhe dështoi me sukses. Edhe kësaj radhe do të dështojë me sukses.

Por sidoqoftë, ai ka mertitë që bashkë me Azbi Kasajn apo personazhe të tjerë në garë na bëjnë humor gjatë fushatës. E nëse i rikthehesh sërish spotit elektoral të Petros, ku ai prezantohet si njeri i dhënë pas ligjit, rregullit, demokracisë, drejtësisë e të tjera vlerave, mos harroni se pothuajse gjatë gjithë kohës ai ka punësuar në të zezë gazetarë në radion dhe televizionin e tij, por dhe punëtorë të tjerë në bizneset që ka. I punësonte në të zezë duke iu shmangur detyrimeve tatimore ndaj shtetit.

Ndërsa sa herë kandidon për ndonjë post publik, shfaqet si njeri model, si sipërmarrës që respekton ligjet e këtij vendi.

Megjithatë kjo është zgjedhja e tij. Qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e tyre në 25 qershor dhe sigurisht që Aristotel Petro nuk do të merret fare në konsideratë prej tyre.

/ArgjiroLajm.net/

 

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jam qenie njerëzore – Balkanweb.com – News24

Jam qenie njerëzore – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al