• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aristotel Stefani aktori nga Gjirokastra i roleve episodikë, por me një karrierë të artë

09/04/2019
Aristotel Stefani aktori nga Gjirokastra i roleve episodikë, por me një karrierë të artë

Artisti Aristotel Stefani, ka interpretuar ne shume role ne kinematografi. Ai është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare në shtator 2017 pas një ataku në zemër. Aristotel Stefani i njohur ndryshe si Teli, me një karrierë të spikatur, do të mbahet mend për rolet e tij në filmat “Dasma e Sakos”, “Fletë të Bardha” “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Dritat e qytezës”. “Liri a vdekje”,” Koncert në vitin 1936” dhe “Njeriu me top”. Homazhet në nder të aktorit janë zhvilluar në teatrin e Gjirokastrës, ku Teli, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij.

Fëmijëria

Aristotel Stefani, ka lindur në Lliar të Zagorisë në Gjirokastër. Ai është një nga emrat më të spikatur të kinemasë edhe teatrit shqiptar për rolet episodikë, me të cilët ka krijuar një karrierë të spikatur.

Roli i tij episodik te “Përrallë nga e kaluara”, i skalitur edhe interpretuar plot mjeshtëri, mbahet edhe do të ngelet gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Fillimisht punonte në naftë në Kuçovë. Më pas nisi rrugën e artit me grupin amator të klubit të Kuçovës. Kur punonte, ai zhvillonte edhe pasionin e tij për aktrim. Në vitin 1956 ka kontribuuar për ndërtimin e Estradës Profesioniste të Gjirokastrës. Këtë kontribut e vazhdoi deri në vitin 1966, ku njëkohësisht punonte edhe si regjisor i trupës. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Gjirokastër. Në teatrin e Gjirokastrës mbahet mend për rolet e tij në pjesët: “14 vjeç dhëndër”, “Fundi i botës”, “Pas vdekjes” në rolin e Adfhamudit, “Shqetësimet e Anës”, ku interpreton prof. Selckën, “Djepi i shitur” etj.

Kinematografi

Filmat dhe rolet kinematografike nuk kanë munguar për publikun. Ka qenë pjesëmarrës në 14 filma artistikë, në të cilët shfaqet talenti dhe bie në sy interpretimi i tij i bukur. “Është nder për mua, që kam bashkëpunuar me Piro Manin, me Dhimitër Anagnositn, Viktor Gjikën”, është shprehur dikur ai. Gjithashtu ka qenë edhe pjesë e filmave: “Njeriu me top”, “Liri a vdekje”, “Koncert në vitin 1936”, “Dritat e qytezës”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Dasma e Sakos” e shume role të tjera.

Teatër

Teatri ishte një nga pasionet e Aristotel Stefani. Janë të shumta e të larmishme shfaqjet dhe rolet e artistit në skenat e teatrove shqiptar. Mund të përmendim këtu “14 vjeç dhëndër” e Andon Z. Çajupit, “Djepi i shitur”, “Fundi i botës” dhe “Shqetësimet e Anës”, Profesor Selcka. Me rolin e Doktor Adhamudhi tek “Pas vdekjes” e Andon Z. Çajupit, Stefani fitoi admirimin e një publiku të gjerë. Duatrokitjet e publikut ishin një shysë e madhe për vazhdimësin e karrierës artistike të artistit./Konica.al

Related Posts

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!
Kryesore

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!

02/09/2026
Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup
Kryesore

Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup

02/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri
Kryesore

BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri

02/09/2026
U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)
Kryesore

U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al