• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arjan Çani ngre pyetjen: A janë me të vërtetë të varfër shqiptarët

05/10/2022
Këtë javë e fitoi Arjan Çani

Arjan Çani shprehet se ka disa arsye përse opozita nuk po i nis protestat e paralajmëruara në shtator. Duke folur në emisionin “Pikat mbi i”, Çani tha se Berisha nuk ka rreth 20 deputetë me vete dhe nuk mund të futet “në luftë” me një “këmbë të thyer”.

Në të njëjtën kohë sipas tij, termometri që Berisha ka vënë për të matur temperaturën e qytetarëve, nuk tregon shifra të larta. Sipas Arjan Çanit, situata nuk po zien deri në pikën që mund të mbahen protestat që dëshiron Berisha.

“Ne nuk kemi termometrin që ka doktori. Ai ka një termometër 30 vjeçar, një termometër që mesa duket vazhdon të funksionojë. Termometri nuk i del shumë i nxehtë. Ai i do protestat, është formësuar me protesta, por termometri mesa duket i ka dalë me temperaturë të ulët. E dyta, ka vënë re që punët brenda PD nuk i ka dhe aq mirë. Berisha numëron sot rreth 20 deputetë që nuk janë me të. Në pamje të parë duket që ata skanë asnjë vlerë, por një parti që shkon me një dorë të thyer, apo një këmbë të ndrydhur në luftë, mund të humbasë.

Hipotezë e tretë është arsyeja ekonomike. Është një gjë të thuash që në Shqipëri ka shumë të varfër dhe një gjë tjetër të thuash që ka shumë informalitet. Kur ishte fatura e karburantit, ishte Adriatik Lapaj që mblodhi njerëz dy herë. Një protestë ose ekziston në mënyrë organike, ose nuk ekziston fare. Personalisht kam qenë kundër protestave të organizuara nga partitë. Kur një parti thotë “do bëj protestë”, 90% është e dështuar. Unë them shyqyr që nuk u bënë protesta në shtator, madje të mos bëhen as në tetor. Unë mezi pres të dalin qytetarët në protestë.” – u shpreh Çani.

Pyetjes së moderatores, nëse qyteatarët janë bërë apatikë, Çani iu përgjigj duke thënë se kategorizohen si të varfër prej të ardhurave formale. Por nuk jetojnë me 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Por, me 900 deri në një milion.

Fakti që ata jetojnë pa protestuar, do të thotë që kanë të ardhura të tjera joformale. Fakti që nuk dalin, varfëria që ne konstatojmë nuk është reale. Opozita nëse nuk e prek këtë, është hipokrizi kjo. Njoh shumë njerëz të varfër dhe e di pse nuk dalin, sepse ata nuk jetojnë me 300 mijë lekë, por me 900-1 milionë.

Related Posts

“Hiq dorë nga Vlora se do të q**më robt!”,vlonjati degradon në ofendime para protestuesve (VIDEO)
Pikante

“Hiq dorë nga Vlora se do të q**më robt!”,vlonjati degradon në ofendime para protestuesve (VIDEO)

04/07/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026
Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike
Pikante

Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike

10/06/2026
“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…
Lajme

“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…

08/06/2026
Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin
Kryesore

Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin

08/06/2026
Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!
Kryesore

Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

02/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

06/07/2026
Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al