• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Protesta kundër Zvërnecit do të vazhdojë!

01/06/2026
Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Protesta kundër Zvërnecit do të vazhdojë!

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se telat me gjemba në Zvërnec janë tregues i zhveshjes së qytetarëve nga pronat e tyre, ndërkohë që tha se ka censurë absolute mediatike. Qori deklaroi se protesta do të vijojë.

“Që ditën e shtunë kemi qenë në Zvërnec, kemi qenë dëshmitarë të rrëmbimit të personit nga policia private, memecërisë dhe shurdhërisë së Policisë së Shtetit. Kemi qenë pjesë e dy protestave në Tiranë dhe besoj ftesa jote ka qenë e para që kam marrë në televizionet shqiptare, ndërkohë që në Shqipëri po bëhet nami. Ftesa e parë më ka ardhur dje në Kosovë, sepse televizioni Tëvë 1 u shqetësua. Këtu censurë absolute. Vetëm sot që ka dalë Rama janë kujtuar për atë që po ndodh. Në Shqipëri po ndodh diçka e jashtëzakonshme.

Shpronësimi i pronarëve, procesi i shpronësimit nga pasuria jonë e përbashkët publike, është pronë dhe pjesë e trashëgimisë tonë natyrore dhe kulturore. Telat me gjemba janë tregues shumë i rëndësishme, zhveshje e qytetarëve nga prona e tyre. Nuk ka vend ku është rrethuar plazh me tela me gjemba. Ca gra kaluan në det që të futeshin brenda tokave të tyre. Burrin që rrëmbyen dhe i vunë pistoletën në kokë, e kapën te ajo zonë me tela.

Ndaj kësaj dhune, fizike dhe dhunës strukturore, akumulimit përmes shpronësimit, kjo ka qenë arsyeja për në Zvernec dhe në Tiranë, kanë dalë qytetarët në sheshet e Shqipërisë. Kjo është protesta më e bukur që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit, më e madhe se protesta e studentëve.

Sot që flasim Rama flet dhe më sulmon mua, Berisha del dhe thotë jemi pro investimit, pra është në krah të Ramës dhe kjo përgjigje nga populli atje, e di ç’kanë thirrur sot? “Anulo projektin”, “Dorëheqje Ramës”, “Rama në burg dhe Berisha në burg”. Kurrë nuk ka pasur në Shqipëri thirrje të tilla. Strukturat e poshtra të partive të vjetra politike nuk kanë qenë të pranishme. Nuk janë afruar patronazhistët, berishistët. Masa e madhe e qytetarëve thërrisnin që këta dy bashkëfajtorë, të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në burg. Njerëzit kërkojnë që protesta të vijojë dhe të jetë masive”, – deklaroi Qori. /TPZ

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al