• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestohen në aeroportin e Athinës 21 neonazistë italianë

02/11/2023
Arrestohen në aeroportin e Athinës 21 neonazistë italianë

Njëzet e një neonazistë italianë u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Të arrestuarit kishin shkuar në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në mitingun e ekstremit të djathtë në periferi të Neo Iraklio.

Mediat greke nuk specifikojnë se cilës organizate italiane i përkasin të arrestuarit. Tubimi i sotëm u organizua nga rrjetet lokale të ekstremit të djathtë, si Fronti Helen dhe Autonom i Athinës, për të përkujtuar vdekjen e dy militantëve nga partia neo-naziste, tashmë e shpërbërë Agimi i Artë, më 1 nëntor 2013.

Në atë kohë, dy militantë u qëlluan për vdekje jashtë selisë së partisë. Ata që ishin përgjegjës për vrasjen nuk u identifikuan kurrë. Në vitin 2020, drejtuesit e Agimit të Artë u dënuan për pjesëmarrje në një komplot kriminal dhe partia u shpërbë.

Sipas burimeve nga Policia helene, autoritetet kishin mbledhur informacione për fluturimin e 21 italianëve të ekstremit të djathtë, të cilët i ishin përgjigjur thirrjeve të organizatorëve të mitingut, të dërguara nëpër Evropë.

Njëzet e një shtetasit italianë u ndaluan për të nisur procedurën administrative të dëbimit ndaj tyre për arsye sigurie kombëtare. E përballur me rrezikun e përplasjeve të mundshme ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës ndaloi si tubimin përkujtimor ashtu edhe demonstratat e tjera të paralajmëruara nga anëtarë të organizatave antifashiste greke.

Related Posts

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

30/10/2026
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)
Kryesore

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, ja sa do të paguajnë shoferët nga sot

30/10/2026
Reagon Presidenti Begaj: Dhuna s’është mjet i pakënaqësisë, zyra ime e hapur për dialog
Kryesore

Presidenti dekreton datën, zgjedhjet lokale më 9 maj 2027

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

30/10/2026
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, ja sa do të paguajnë shoferët nga sot

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al