Një shtetas francez, me inicialet M. A., 58 vjeç është vënë në pranga pasi është kaour në banesën e tij në fshatin Ballaban të Këlcyrës, me armë zjarri. Mësohet se gjithashtu është vënë në pranga edhe bashkëjetuesja e francezit, shqiptarja me inicialet E. B., 38 vjeçe. Kjo e fundit, gjithashtu banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë, do të akuzohet për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Pas një kontrolli të kryer pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka zbarkuar në shtëpinë ku jetonte shtetasi francez me partneren e tij dhe pasi kanë zbuluar armën dhe ka vënë çiftin në pranga.