Policia e Tepelenës ka arrestuar një person për vjedhje. Ai është Qederim Çunai, 46 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga Shërbimet e Policisë, pasi kishte vjedhur disa pajisje metalike e elektrike në një depo, në pronësi të shtetasit E.B, 25 vjeç, banues në Tepelenë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.