• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arsyeja e vërtetë pse nuk u rrit çmimi i energjisë

30/09/2022

Nga Klodian Tomorri

Të gjithë argumentet e qeverisë për mosrritjen e qeverisë janë përralla ose gjysmë të vërteta. Ka vetëm një arsye se pse shqiptarëve nuk po u rritet fatura e energjisë elektrike. Ajo është prodhimi i energjisë nga hidrocentralet private.

Në 18 muajt e fundit, hidrocentralet koncesionare kanë injektuar 550 milionë euro neto në financat e sektorit energjetik. Kjo është vlera e energjisë së prodhuar nga ata me ccmim importi minus vlerën që ka paguar KESH për t’ja u blerë. Pra me fjalë të thjeshta, falë HEC-eve private, qytetarët shqiptarët kanë fituar 550 milionë euro në 18 muajt e fundit. Këta po e mbajnë ccmimin e energjisë të parritur. Dhe këtu duhen njohur dy merita në vendimarrjen e qeverive.

Merita e parë i shkon Sali Berishës, i cili pati vizionin ta vinte këtë industri në lëvizje. Sigurisht që qeveria e Partisë Demokratike bëri dhe gabime në këtë fushë, ku një prej tyre ishte privatizimi i katër hidrocentraleve, dy Bistricat dhe Ulëz-Shkopeti. Por në kemi kaq prodhim energjie nga privatët sot faë vendimarrjes së qeverisë së Sali Berishës.

Merita e dytë i shkon Damian Gjiknurit. Në vitin 2017, Damian Gjiknuri propozoi një vendim në Këshillin e Ministrave për t;i vënë tavan ccmimit me të cilin shteti u blinte energjinë hidrocentraleve private.
Deri atëherë, formula e ccmimit me të cilin shteti e blinte energjinë nga HEC-et private ishte ccmim importi I vitit parardhës plus një fee prej 10 për qind. Por në VKM-në e vitit 2017 u vendos tavan që pavarësisht formulës, ccmimi nuk mund të ishte më shumë se 15 për qind mbi ccmimin e vitit 2016 ose e përkthyer në shifër më pak se 8.5 lekë për kilovat. Sigurisht që hidrocentralet privatet e kundërshtuan atë vendim. Por qeveria e kaloi dhe këtu I duhet njohur meritë edhe Edi Ramës.Në një shtet, i cili nga vendimarrja e qeverive në raport me privatët vetëm ka humbur, duhen njohur meritat kur ka vendimarrje të përgjegjshme. Dhe fort madje.

LEXO EDHE: Ngjarje e frikshme në Greqi, gruaja shqiptare terrorizon nxënësit në shkollë: Do t’ju ha, do t’ju rrah…

Sigurisht duhet sqaruar dhe diccka tjetër këtu. Në kohë normale ne ua kemi blerë më shtrenjtë energjinë HEC-eve private. Ky ishte stimuli që ata të investonin, të krijonin qindra apo mijëra vende pune, të paguanin 16 milionë euro në vit fee koncesionare, tatim fitimi etj etj. Por mbi të gjitha në krizën më të rëndë energjetike, privatët i dhanë sektorit 550 milionë euro neto dhe deri në fund të vitit kjo shifër me shumë gjasa do të shkojë mbi 700 milionë euro.

Kjo është arsyeja që po e mban ccmimin e energjisë të parritur. Tani ka vetëm një risk. Shumë prej tyre po bëjnë presion për të dalë nga marrëveshja e detyrueshme me KESH, që ta shesin energjinë në treg të lirë. Po ndodhi kjo, cmimi i energjisë shkon automatikisht në qiell.

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
Ish-lojtari i NBA-së, Michael Sweeney, ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

Ish-lojtari i NBA-së, Michael Sweeney, ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al