• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arti përzihet me politikën në Gjirokastër. Poetin e thërrasin të flasë për filmat, ai kërkon mandat të dytë për Zamira Ramin (VIDEO)

30/07/2018
Arti përzihet me politikën në Gjirokastër. Poetin e thërrasin të flasë për filmat, ai kërkon mandat të dytë për Zamira Ramin (VIDEO)

Dy ditë më parë nisi në Gjirokastër eventi ‘Open Cinema’, një organizim i Qendrës Kombëtare të Kulturës dhe Bashkisë Gjirokastër. Veç interesit të ulët të treguar nga qytetarët, ndonëse është një ngjarje e rëndësishme artistike për qytetin, ndër të tjera ra në sy edhe një moment gjatë fjalës së poetit Agim Doçi. I thirrur në skenë nga prezantuesja Silvana Braçe, për të folur mbi kinemanë, Doçi devijoi disi dhe përfundoi te politika. Ai tregoi se ishte i impresionuar nga oratoria e kryebashkiakes Zamira Rami dhe kërkoi një mandat të dytë për të.

‘Mos shikoni asgjë tjetër, po dëgjoni Agim Doçin se mua më del fjala. Votojeni prapë edhe mandatin tjetër se ne do të na keni këtu’, u shpreh Doçi. Disi e çuditshme në fakt se si një poet si ai, hazërxhevap dhe ‘rebel’ deri diku, konsideron oratorinë si kriter primar për zgjedhjen apo rizgjedhjen e një kryebashkiaku ose funksionari tjetër. Kur vjen puna tek oratoria, Shqipëria në fakt është një rast tipik i politikanëve e zyrtarëve fjalëshumë e punëpak, rast tipik i demagogëve që veç flasin e nuk bëjnë asnjë punë. A është edhe Zamira Rami pjesë e këtij takëmi njerëzish?! Opinionet në këtë pikë janë subjektive.

Ndërkohë s’dihet se përse erdhi kjo kërkesë e beftë e poetit Agim Doçi, aq më tepër kur edhe Odeoni i Gjirokastrës kishte pak spektatorë në numër. Magjepsja e Agim Doçit nga oratoria e Zamira Ramit, të kujton magjepsjen e Ornela Vorpsit nga Edi Rama dhe regjistrohet si një rast tjetër i përzierjes së artit në politikë. Raste të ngjashme kemi parë plot, por kryesisht gjatë fushatës elektorale. Sot jemi gati 1 vit përpara zgjedhjeve lokale. Zamira Rami nuk e di nëse do të rikandidohet nga LSI-ja. Madje s’e ka ndarë as me veten e saj dilemën për një mandat të dytë.

 

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al