• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Asgjë e re nga Panairi i Punës në Gjirokastër, bizneset flasin me gjuhën e Ramës: Punë ka, por duhen profesionistë (VIDEO)

23/05/2018
Asgjë e re nga Panairi i Punës në Gjirokastër, bizneset flasin me gjuhën e Ramës: Punë ka, por duhen profesionistë (VIDEO)

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama mori pjesë në Panairin Rajonal të Punës, që u zhvillua në Gjirokastër. Pamjet e takimit të tij me bizneset u transmetuan sot përmes ERTV. Por më shumë sesa të interesuar për punë, ishin njerëzit që shoqëronin kryeministrin. Dukej një atmosferë e vakët, mbase edhe nga numri i ulët i bizneseve që merrnin pjesë, vetëm 27 biznese, duke llogaritur këtu edhe institucine shtetërore si Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura apo përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes që rekrutonin njerëz për forcat ushtarake. Përtej këtyre, drejtori i Zyrës së Punës, Edi Pesha, i tha Ramës sapo shkeli në panair, se janë 420 vende të lira pune të kategorive të ndryshme. Më tej përfaqësuesit e bizneseve, i treguan kryeministrit mbase atë që ai donte të dëgjonte më shumë, se ka vende të lira pune, por nuk po gjejnë dot njerëz profesionistë.

Një sipërmarrës në industrinë fason solli shembullin e tre personave që i ishin larguar nga puna, ndonëse ai i paguante me 400 mijë lekë të vjetra neto në muaj. Të tjerë i thanë se nuk po gjejnë dot njerëz të kualifikuar. Pra, punë ka, por mungojnë profesionistët. Fiks ashtu siç kemi dëgjuar shpesh kryeministrin të thotë. Dhe Rama deri diku ka të drejtë, madje edhe kur thotë se shumica duan të punojnë me patjetër në shtet. Sikundër është fakt se një pjesë e të papunëve refuzojnë biznesin ‘skllavërues’ të industrisë fason për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve skandaloze.

Ka njerëz që refuzojnë të punojnë në sektorin privat në Gjirokastër, madje edhe në ato biznese që merrnin pjesë në panair, pasi në shumë raste nuk u paguhen as kontributet shoqërore e shëndetësore, nuk respektohen ditët që janë pushim zyrtar, nuk u paguhen orët shtesë e të gjitha me radhë. Dhe kjo ndodh sepse pronarët e tyre paguajnë nën dorë te zyrtarët e administratës tatimore që duhet t’i kontrollojnë. Prandaj ata që janë të papunë synojnë më shumë sektorin shtetëror sepse e dinë që do marrin rrogën në fund të muajit, do të kenë ditë pushimi, do t’u paguhen kontributet, nuk do t’u vonohet rroga etj. Më poshtë video gjatë takimit të Ramës në panair.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol

Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol

07/04/2026
“Skandal financiar pas vdekjes”/ Caitlyn Jenner kërkon mbi 400 mijë dollarë

“Skandal financiar pas vdekjes”/ Caitlyn Jenner kërkon mbi 400 mijë dollarë

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al