• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabisi në Shkodër, në hetim 4 persona. Mes tyre dhe inxhinieri i pyjeve

26/06/2025
Asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabisi në Shkodër, në hetim 4 persona. Mes tyre dhe inxhinieri i pyjeve

Në qarkun Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 2 mijë e 936 bimë narkotike, të llojit Cannabis Sativa.
Për këto bimë, po hetohen 4 persona, sipas njoftimit të policisë.
Procedimi në gjendje të lirë nisi për shtetasit:
-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.
Në Shkodër, njësitë administrative Shalë dhe Shosh, u asgjësuan 1792 bimë kanabis. Në Malësinë e Madhe, njësitë administrative Shkrel dhe Kastrat, u asgjësuan 824 bimë narkotike. Në Fushë-Arrëz, njësia administrative Qafë Mal, u asgjësuan 320 bimë të tilla.
“Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat, dhe asgjësuan 824 bimë të dyshuara narkotike.
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Qafë Mal, dhe asgjësuan 320 bimë të dyshuara narkotike.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon“, njofton policia.

Related Posts

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026
Valbona Bushi emërohet drejtoreshë e Tatimeve në Sarandë
Kryesore

Valbona Bushi emërohet drejtoreshë e Tatimeve në Sarandë

13/11/2026
Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori
Kryesore

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori

13/11/2026
Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë
Kryesore

Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

13/11/2026
Shqipëria fiton pastër ndaj Finlandës, merr kreun e grupit
Kryesore

Shqipëria fiton pastër ndaj Finlandës, merr kreun e grupit

13/11/2026
Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026
Valbona Bushi emërohet drejtoreshë e Tatimeve në Sarandë

Valbona Bushi emërohet drejtoreshë e Tatimeve në Sarandë

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al