• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor

07/09/2026
Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor

Të shtënat me armë kanë tronditur orët e para të mëngjesit në një nga zonat e Athinës, ku një 55-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në një atentat të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:55 në zonën e Patisias, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou.

Sipas të dhënave paraprake, shqiptari është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Pas sulmit, autorët dyshohet se janë larguar me një motor, duke humbur gjurmët në rrugët e Athinës.

55-vjeçari është plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe është transportuar në spital, ku po merr trajtimin mjekësor.

Raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja dhe një plumb, të cilat janë sekuestruar për t’u analizuar nga ekspertët kriminalistikë.

Policia greke ka nisur një hetim të plotë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për momentin nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa një prej pistave të hetimit lidhet me të kaluarën e 55-vjeçarit dhe konfliktet e mundshme që ai mund të ketë pasur.

Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa po mblidhen dëshmi për të rindërtuar lëvizjet e autorëve para dhe pas atentatit.

Pista e një atentati të mirëorganizuar nuk përjashtohet, ndërsa policia po përpiqet të zbardhë nëse objektivi i sulmit ka qenë pikërisht 55-vjeçari dhe nëse qëllimi ka qenë eliminimi i tij apo një paralajmërim. Deri në këto momente, autorët vijojnë të jenë në kërkim.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al