Nako Mehmetaj i policisë kufitare në Sarandë dhe Anxhelo Breshani oficer i patrullës së përgjithshme janë dy efektivët e policisë ndaj të cilëve u bë atentat këtë mbrëmje në Vlorë.
Mehmetaj dhe Breshani po udhëtonin me një mjet tip ‘Audi’ kur u qëlluan nga një mjet tip ‘Volkswagen’ në lëvizje.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa të dy efektivët e policisë i shpëtuan plumbave.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve.