• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Atentati me snajper në Vlorë, vrasja kushtoi mbi 200 mijë euro, ekzekutori nuk ka qëlluar nga makina

14/01/2024
Atentati me snajper në Vlorë, vrasja kushtoi mbi 200 mijë euro, ekzekutori nuk ka qëlluar nga makina

Që nga mbrëmja e së dielës së kaluar kur në ballkonin e banesës së tij u ekzekutua me snajper me plumb në kokë, 23-vjeçari Gëzim Sinomati, Vlora i ngjan një qyteti në shtetrrethim. Forcat e policisë së Vlorës të mbështetura nga ato të FNSH dhe RENEA, përveç prezencës në rrugët e qytetit kanë zhvilluar kontrolle të herëpashershme në orare dhe vende të ndryshme të qytetit.

Dosja

Dosja “Sinomati” vijon të jetë prioritet i policisë vendore të Vlorës, hetimet e të cilës vijojnë intensivisht pas 7 janarit për të bërë të mundur zbardhjen e detajeve të reja të cilat mund të ndihmonin hetimin dhe të identifikonin autorët.

Hetimet kanë arritur të hedhin dritë mbi mjetin që u përdor nga atentatorët të dyshuar. Sipas grupit hetimor automjet tip BMË rezulton i vjedhur në 19 tetor 2023 në Shkodër, ndërsa targat ishin të një automjeti në Kamzë.

Detaje këto që lënë pak vend për të mësuar diçka më tepër për autorët në kushtet e djegies së plotë automjetit pas ekzekutimit.

Shpresat e bluve, lidhen kryesisht me zbulimin e detajeve të personave të cilët mund të kenë përkrahur autorët për tu larguar nga vendi.

Detaje pranë grupit hetimor sqarojnë se pak minuta pas djegies së mjetit një tjetër automjet i dyshuar është afruar në lagjen “24 Maji”. Detajet për mjetin i kanë sqaruar pronarët, dy vëllezër nga Elbasani të cilët pretenduan shitjen e tij, në rrethana ku mungon akt- shitje. Ata dhanë detaje rreth blerësve, të cilët rezulton të mos kenë lidhje me ngjarjen.

Policia e Vlorës i ka bërë të qartë personat e dyshuar të cilët i kanë shoqëruar dy herë në polici brenda 72 orëve, por pa arritur të gjejnë prova për ti akuzuar si autorë të mundshëm.

Pistat mbeten ato të përplasjeve mes bandave kriminale, të lidhura me babain e viktimës.

Vrasja dyshohet se ka kushtuar mbi 200 mijë euro

Blutë e Vlorës kanë rindërtuar vendngjarjen duke gjetur drejtimin nga ka shtënë qitësi, akt ekspertiza ka rrëzuar pretendimin se është shtënë nga makina, por grupi hetimor është treguar i rezervuar.

Sipas të dhënave paraprake, vrasja dyshohet se ka kushtuar mbi 200 mijë euro dhe se ekzekutori ka pasur bashkëpunëtorë të cilët i kanë dhënë detaje mbi hartën e monitorimit me kamera të policisë në qytet. Çka e ndihmuar të mos lërë asnjë gjurmë./VOXNEWS.al

Related Posts

Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë / Apeli ndryshon masat e sigurisë për policët

18/06/2026
Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën
Kryesore

Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën

18/06/2026
Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin
Kryesore

Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin

18/06/2026
Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës,  Xhaka shënon në Botëror

Zvicra fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës, Xhaka shënon në Botëror

18/06/2026
Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

Në Turqi e quajnë “hakmarrje për Muçin”, Besiktas tenton “vjedhjen” e madhe ndaj Trabzonsporit

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al