Të shumta janë ndihmat e grumbulluara në pak orë nga tifogrupi “Plisat” e Prishtinës, në qendër të kryeqytetit të Kosovës.
Një grup tifozësh janë organizuar me një autobus të mbushur me ndihma, teksa janë nisur drejt Durrësit, për të ndihmuar sadopak familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm. Nisa për të mbledhur ndihma do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.