Një aksident i rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku një 80-vjeçar ka ndërruar jetë. Rreth orës 09:30 të mëngesit të sotëm, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin e 80-vjeçarit dhe si pasojë ky i fundit ka humbur jetën. Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.