• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Babai i mikut të Ndojës i bën ‘ekspertizën’ atenatit: Është qëlluar dy herë, gjithsej 120 fishekë

25/06/2025
Babai i mikut të Ndojës i bën ‘ekspertizën’ atenatit: Është qëlluar dy herë, gjithsej 120 fishekë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e së premtes në Fushë-Krujë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në pronësi të Mondi Vogës.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë qëlluar nga një kodër përballë godinës, gjë që ka bërë të pamundur identifikimin e tyre nga kamerat e sigurisë. Shenjat e plumbave janë të shumta në fasadën e ndërtesës, veçanërisht në katin e parë ku ndodhet lokali.
Djali i Vogës ndodhej në katin e dytë, ku godina funksiononte edhe si hotel. Ai ishte duke fjetur në një dhomë që ndodhej përballë pozicionit nga ku dyshohet se kanë qëlluar autorët.
Mondi Voga është një emër i njohur për autoritetet. Ai është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje, pasi në vitin 2020 iu gjet një pistoletë në automjetin e tij. Emri i tij është lidhur edhe me një ngjarje të dhunshme të ndodhur në Durrës.
Në atë rast, Voga u kap nga kamerat e sigurisë duke dhunuar një avokat, Ilia Ilia, pranë ambienteve të Prokurorisë së Durrësit. Pas incidentit, ai u shpall në kërkim, pasi vetë avokati e identifikoi menjëherë si autor të dhunës.
Burime pranë hetimit thanë se Voga ka qenë ish-shofer i prokurorit Arjan Ndoj, i përfshirë më herët në ngjarje me profil të lartë, çka e bën edhe më delikat hetimin mbi incidentin e fundit në Fushë-Krujë.
Grupet hetimore janë në terren për të mbledhur prova dhe për të analizuar materialin filmik të zonës përreth, ndërkohë që pista e hakmarrjes apo përplasjes me sfond kriminal nuk përjashtohet.
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores Evis Ahmeti, babai i Mondi Vogës ka dhënë detaje nga dita e ngjarjes dhe ka bërë me dije edhe dyshimet e tij.
“Djali im ka një bahçe por e ka rreth 3 km larg fshatit. Bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët, kemi qenë duke prerë bar dhe pastruar ullinjt. Rreth orës 10 mbaruam punë. Kur shkova në shtëpi mbarova disa punë dhe fjeta. Në orën 1 dëgjova breshëri automatiku. Në FushëKrujë breshëri automatiku kemi dëgjuar shpesh.
Pashë një dritë makine dhe mu duk se qëlluan drejtë shtëpisë sime e u fsheha pas kolonës.
Në mëngjes më merr nipi në telefon, dhe ime shoqë i tha që unë nuk dija gjë. Më shkoi mendja për keq mendova vrasj dhe më shkoi mendja tek breshëria e automatikut. Fatmirësisht kishte vetëm dëme materiale, jo në njerëz.
Shkova tek lokali, kam qenë vetë punonjës policie e di si procedohet. Dyshoj se është gjuajtur dy herë me automatik. Takova shefin e krimeve. I dhashë informacion se kjo punë mund të jetë bërë me pagesë.
Kam bërë hetimet e mia por me thënën të drejtën nuk dua ta zbuloj kush është. Mendoj se është i përfshirë edhe shefi i krimeve.
Mësova më vonë që ai kishte lidhje me patronazhistët që unë mendoj që e kanë porositur ngjarjen, i ka ndihmuar edhe në fushatë.
Më morën shenjat e barutit në komisariat. Polici gjyqësor më tha madje që do të më arrestonin.
Autorët kanë goditur me automatik model 56, nga kodra e cila në vijë ajrore është në largësi 180-200 metra. U qëlluan mbi 120 fishekë. Nuk kanë dalë në rrugë që të kapeshin nga kamerat, kanë afruar nga pylli”, tha ai.

Related Posts

PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit (FOTO)
Kryesore

Shqipëria të ketë 100 bashki e 12 qarqe, PD depoziton projektligjin e saj për ndarjen territoriale

25/09/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit

25/09/2026
Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor
Kryesore

I zhvati 15 mijë euro dhe kërcënonte gruan polake, i riu shqiptar në Greqi e pëson keq

25/09/2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë
Kryesore

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

25/09/2026
Aksident në hyrje të Sarandës
Kryesore

Aksident në hyrje të Sarandës

25/09/2026
Me dy pistoleta në duar, del foto e autorit të vrasjes në Sarandë
Kryesore

Me dy pistoleta në duar, del foto e autorit të vrasjes në Sarandë

25/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Belgjika thyen Italinë, fiton Franca e Zidane-t në Nations League

VIDEO/ Belgjika thyen Italinë, fiton Franca e Zidane-t në Nations League

25/09/2026
“Atmosfera pozitive para Shqipërisë”, trajneri i Bjellorusisë: Jemi gati, i njohim pikat e dobëta të kundërshtarit

“Atmosfera pozitive para Shqipërisë”, trajneri i Bjellorusisë: Jemi gati, i njohim pikat e dobëta të kundërshtarit

25/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al