• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Babë e bir të infektuar, si erdhi koronavirusi në Shqipëri

09/03/2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se janë konfirmuar dy rastet e para të importuara me COVID-19 në Shqipëri. Sipas ministrisë, gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç, banues në Tiranë, kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP. Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve. MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra.”

Related Posts

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”
Kryesore

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

16/11/2026
Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Kryesore

Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

16/11/2026
Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social
Kryesore

Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social

16/11/2026
Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve
Kryesore

Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve

16/11/2026
Butrinti me koncension, reagon UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore
Kryesore

Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore

16/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint
Kryesore

Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint

16/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kush ishte motori, goleadori dhe më i shpejti? Statistikat e Kombëtares

Kush ishte motori, goleadori dhe më i shpejti? Statistikat e Kombëtares

17/11/2026
Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

INTERVISTA/”Maran zgjedhja e duhur, Sylvinho plot gabime”, legjenda Ruçi: Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO)

17/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al