• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Bali i Europës”/ Mediat e huaja jehonë bregdetit shqiptar, Rama optimist: Sezoni i ri turistik dhe më i suksesshëm

12/04/2023
“Bali i Europës”/ Mediat e huaja jehonë bregdetit shqiptar, Rama optimist: Sezoni i ri turistik dhe më i suksesshëm

Mediat e huaja si “Daily Mail dhe “Euronews” i kanë kushtuar artikuj promovues turizmit në Shqipëri, ndërsa e cilësojnë bregdetin e Dhërmiut “perlën e fshehur të Europës”. E mes këtyre komenteve pozitive, vjen një reagim nga kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh optimist për pritshmëritë e sezonit veror që po vjen.

“Dy promovime të bukura e të rëndësishme nga ‘Daily Mail’ dhe ‘Euronews’, të cilat këtë javë kishin në fokus bregdetin tonë dhe Dhërmiun, që përforcojnë bindjen për një sezon edhe më të suksesshëm se i vitit të kaluar, por ama me “detyrën” e shtuar për të gjithë në përmbushjen e pritshmërive duke garantuar standardet e shërbimit dhe pastërtisë”, tha Rama.

Në shkrimin e publikuar në “Daily Mail”, fshati bregdetar i Dhërmiut është quajtur “perla e fshehur e Evropës”. Blogerët e udhëtimeve Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi, të cilin e konsideruan “Balin evropian”.

“Ndërsa shumë vizitorë evropianë po vërshojnë në plazhet e mbushura me turistë grekë dhe italianë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në qytetin spektakolar, i cili është cilësuar si një nga vendet e fshehta në kontinent. Aventurierët po shkojnë drejt perlës së fshehur të ëndërruar, i ngjashëm me Balin, që ofron plazhe të kristalta të pastër, peizazhe mahnitëse, bare, hotele dhe restorante luksoze”, thuhet në artikullin e “Daily Mail”.

Ndërsa Euronews promovon ofertën turistike që ofron Riviera shqiptare, ndërsa fton vizitorët të zbulojnë këtë xhevahir të fshehur të Mesdheut. Në artikullin e “Euronews” Shqipëria konsiderohet si një destinacion ende i panjohur në skenën turistike europiane.

“Nëse jeni në kërkim të plazheve më të bukura, drejtohuni në Rivierën shqiptare, e cila shtrihet nga Vlora në Ksamil. Nuk do të zhgënjeheni duke vizituar Dhërmiun, një nga plazhet më të gjata dhe më të njohura në Shqipëri. Edhe pse është e gjallë me bare, mund të tërhiqeni lehtësisht në një cep të qetë për të shijuar qetësinë e detit.

Nëse dëshironi të eksploroni më shumë, drejtohuni në jug për në Ksamil, ku do të shpërbleheni me ujëra të pastër kristal dhe tre ishuj të vegjël që janë afër. Kjo parajsë e vogël është e përkryer për udhëtarët që kërkojnë aventura”, thuhet në artikullin e Euronews.

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar

Xhaka në qendër të skandalit/ Mjekja jep tjetër version: E kam vaksinuar

22/09/2026
Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24

Zbulohet arsyeja, ja pse Arbër Hoxha refuzoi transferimin te skuadra arabe

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al