“…200 milionë euro para taksapaguesish i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera.” Kjo ishte fjalia e thënë nga Sali Berisha që bëri që kreu i Grupit Parlamentar të PS-së të reagonte.
Ndërsa Taulant Balla fliste nga vendi duke e kritikuar Berishën për gjuhën e folur, ky i fundit i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të ndërhyjë. Gjatë debatit Berisha-Balla nuk munguan as gjuha fyese si dhe goditjet e tavolinës.
Lidhur me këtë situatë një reagim ka ardhur edhe nga ministrja Balluku, e cila tha se qeveria flet për energjinë dhe jo për dëshirat seksuale.
“Burrë plak që flet për orgjinë. Ne do përqendrohemi tek energjia jo tek dëshirat tuaja seksuale. Ne këtu kemi pasur një aplikim për një park Eulik. Investitorët kanë lidhur kontrata. Sot në Karavasta është parku 140 megavator. Ne bëjmë gara ndërkombëtare.” tha Balluku.