• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Banda e Avdylajve, gjykata liron policin nga Saranda

04/06/2019
Saranda në ‘shtetrrethim’, vijon operacioni i FNSH-së

Lirohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda Jasin Abdul, anëtar i bandës së Avdylajve, një nga policët e implikuar në grupet kriminale i arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-vo 4”. Mësohet se këtij shtetasi i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për arsye shëndetësore.

Gjykata ka urdhëruar po ashtu që ky shtetas pavarësisht se në arrest shtëpie, nuk duhet të kontaktojë me asnjë person të jashtëm.

Kujtojmë që ky shtetas u arrestua bashkë me 43 persona të tjerë, të akuzuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale, të drejtuar nga grupi i Shijakut. Pjesë e dosjes dhe të akuzuar për korrupsion dhe abuzime me pronat ishin edhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko e ish-deputetin tjetër socialist Arben Ndoka. Dy ish-deputetët socialistë u liruan më pas dhe aktualisht janë në arrest shtëpie, ndërsa persona të tjerë ndodhen në kërkim.

Gjatë këtij operacioni gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.

Related Posts

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron
Kryesore

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në 3 qarqe

02/09/2026
Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari
Kryesore

Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari

02/09/2026
Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar
Kryesore

Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar

01/09/2026
Kryesore

Ndryshon mosha për pranim në Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm firmos urdhrin: Mund të aplikojnë edhe persona deri në 40 vjeç (VIDEO)

01/09/2026
U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ Dikur e kërkonin Partizani dhe Vllaznia, ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 mbetet në tokën e milionave

ZYRTARE/ Dikur e kërkonin Partizani dhe Vllaznia, ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 mbetet në tokën e milionave

02/09/2026
Na vjen keq – Balkanweb.com – News24

Na vjen keq – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al