Një rrjet i trafikut të heroinës i kryesuar nga një shqiptar është goditur ditën e sotme nga policia greke, në Korfuz. Në pranga u vendosën tre shqiptarë 21,28 dhe 51 vjeç, dhe dy shtetas grekë 38 dhe 57 vjeç. Policia vijon kërkimet për anëtarët e tjerë të grupit, pesë shqiptarë të moshave 19-31 vjeç, dhe tre shtetas greke të moshave 28 deri 47 vjeç. Mësohet se drejtues i grupit ishte një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cili nuk bëhet ende i ditur. Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar 805 gramë heroinë, 3520 euro, 1 makinë, 1 motorr dhe 6 celularë.