• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Banjat termale në Përmet, destinacion tërheqës për shqiptarët (FOTO)

25/04/2017
Banjat termale në Përmet, destinacion tërheqës për shqiptarët (FOTO)

Banjat termale në Përmet janë destinacion tërheqës edhe për gjimnazistët, tash për tash nga Shqipëria.

Klasat e 11-ta të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri”në Tiranë, udhëtuan këto ditë të ngrohta prilli drejt rrjedhës së Lumit Vjosa, në jug të vendit.

Të organizuar nga mësueset e tyre të biologjisë Odeta Bylyku dhe ajo e historisë Elmira Gjonaj, në njohjen e natyrës, të faunës dhe florës që gjendet në rrjedhën e këtij lumi, por edhe të historisë së pasur të zonës së Përmetit, nxënësit u ngjitën përpjet rrjedhës deri në ujrat termale të Bënjës.

Të udhëtosh drejt Përmetit është një kënaqësi e vërtetë natyrore dhe historike. Sapo kalon Ujin e Ftohtë në Tepelenë, kthehesh majtas dhe pas disa minutash prezantohesh me urën e famshme të Dragotit.

Kjo urë ka bukurinë por edhe historinë e vetë. Lidhet me pushtimin fashist, me luftën për Çlirim dhe një urë që lidh dy zona të rëndësishme ekonomike dhe turistike, atë të Tepelenës dhe të Përmetit.

Rrepet e famshëm të Këlcyrës ishin një stacion shlodhës për nxënësit, ku u njohën me historinë dhe biologjinë e zonës së Këlcyrës.

Kurioziteti dhe destinacioni i vërtetë ishin Banjat Termale të Bënjës.

Një nga perlat e natyrës shqiptare, në rrjedhën e lumit të Lengaricës në rrethin e Përmetit.

Nxënësit ishin të përgatitur veç të tjerave edhe për t’i provuar këto ujëra të ngrohta sulfurike dhe tepër kurative. Pasi morën udhëzimet e duhura nga mësuesit e tyre rreth burimeve të këtyre ujërave, përbërjen e tyre, temperaturën si dhe kujdesin në sjelljen me natyrën dhe njëri-tjetrin, ata u futën në vaskat natyrore, luajtën në ujin e ngrohtë, e provuan fizikisht atë dhe shprehën përshtypjet e tyre për shfrytëzimin turistik dhe kurativ të këtyre burimeve.

Ky lum veç të tjerave përmban dhe shumë kanione që krahasohen me ato të lumit Osum ku gjatë stinës së verës zhvillohet sporti “Rafting”. / KultPlus.com 

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

11/03/2026
“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al