• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Bankers” – Kronologjia e një bastisjeje të paralajmëruar

03/07/2025
“Bankers” – Kronologjia e një bastisjeje të paralajmëruar

E mërkura e 2 korrikut do të shihte një bastisje të bujshme nga Policia e Fierit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Në mesditë, zyrat e Bankers Petroleum, konglomeratit, i cili dominon operacionet në fushën e naftës në Patos Marinzë, do të shihnin uniformat blu të trokisnin në derën e tyre.
Të arrestuar, mbi 10. Por, më të rëndësishmit, dy emra: Hongping Xiao dhe Leonidha Çobo.
I pari, drejtor ekzekutiv i kompanisë. I dyti, ish-drejtori.
Albanian Post ka arritur të mësojjë se serverët e kompanisë janë bllokuar po ashtu. Hetimi, i cili lidhet me këtë bastisje të bujshme, ka të bëjë nga sa kuptohet me aktivitetin e kompanisë në dy vitet e fundit.
Dhjetëra kontraktorë të kompanisë, pretendohet se janë ankuar. Shkaku: mungesa e pagesave për punët e kryera.
Situata e Bankers është sigurisht një histori jo e re në sferën mediale shqiptare, me kompaninë që ka filluar operimin në vend prej vitit 2004. Ajo daton dhe lundron prej kohësh në bëma, në borxhe marramendëse, në shpenzime jashtë kapitalit real të firmës dhe në shifra që tejkalojnë me shumë zero “hesapet” e përllogaritura të shpenzimeve pa fre.
Për të kuptuar më mirë çfarë mund të ketë ndodhur tani megjithatë, meriton kjo situatë një rikthim pas në kohë, edhe në të shkuarën e vonë.
Në janar të vitit 2022, Bankers pezulloi aktivitetin në Fier.
Kjo sepse subjekti nuk kishte respektuar kushtet e lejes së mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme.
Veprimet e kompanisë u raportua se kishin ndotur zonën dhe një masë ndëshkuese për gjobitjen e saj me 2 milionë lekë u mor.
IKMT bëri me dije asokohe se kishte vijuar punën për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndëshkimin e çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis.
Mbi të gjitha, pas episodit të vitit 2016, kur kompania u ble nga korporata kineze e eksplorimit dhe prodhimit Geo-Jade Petroleum, për një total prej 575 milionë dollarë kanadezë.
Telashet më pas do të bëheshin edhe më të mëdha për Bankers, në qershor 2024, kur gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris, dha vendimin përfundimtar për mosmarrëveshjen e ngritur nga Bankers Petroleum kundër ministrisë dhe Albpetrolit.
Mosmarrëveshja, e sjellë në arbitrazh nga Bankers, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Licencë Marrëveshjes dhe Marrëveshjes Hidrokarbure të lidhura me Bankers të vitit 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës.
Në përfundim të gjykimit, Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë nga çështjet e interpretimit të Marrëveshjeve përpara Tribunalit.
Konkretisht Gjykata ra dakord me interpretimin e Shqipërisë për aspekte të rëndësishme të marrëveshjeve, në veçanti që kategoritë e kostove të rikuperueshme janë të listuara në mënyrë specifike në marrëveshje, kështu që kostot e tjera si pagesat e bëra për operacionet kanadeze të Bankers ose pagesat për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim me kompani të tjera për furnizimin me naftë nuk mund të rikuperohen (në ndryshim nga pretendimet e Bankers).
Gjykata konkludoi gjithashtu se nuk mund të pretendoheshin as kostot e kundërshtuara që ishin bërë, të tilla si investimet në marrëdhëniet me komunitetin që kane qenë të ekzagjeruara ose pagesat për qiratë e tokës.
Tribunali ra dakord me Shqipërinë se kontratat e rëndësishme nënkontraktore duhej të jepeshin nëpërmjet proceseve rigoroze të tenderimit, duke rritur transparencën dhe efikasitetin e projektit.
Nga vendimi u dol në përfundimin se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme.
Rezultati i mosmarrëveshjes ishte se Bankers do të duhet t’i kthente Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës.
Kjo do të rriste fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit.
Por, me sa duket, edhe do të shtonte problemet për Bankers dhe tanimë, kompania duhet të përballet edhe me drejtësinë, me një situatë që ndonëse mbetet e paqartë, duke si e paralajmëruar dhe pa rrugëdalje për kinezët e Bankers.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëria merr lajmin më të rëndësishëm, i shtrohet rruga drejt Europianit me ndryshimin e fundit – Balkanweb.com – News24

Do të ishte goditja më e rëndë, Kombëtarja rrezikon të humbasë një tjetër yll – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
VIDEO/ Këngë dhe brohoritje para sfidës me Finlandën, tifozët mbushin Tiranën me ngjyra kuqezi

VIDEO/ Këngë dhe brohoritje para sfidës me Finlandën, tifozët mbushin Tiranën me ngjyra kuqezi

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al