• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin

20/08/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, analizoi barazimin pa gola në Play Off të Europa League ndaj Lillestrom.

“Mendoj që u treguam naivë. Zgjidhja do të ishte nëse një sy i mprehtë do t’i shihte gabimet në sulm. Për mua ishte diçka bazike, ose intepretimi ose keqkuptimi i djemve. Kujtonin që mund ta kalonin kundërshtarin me pasim në vijën e parë. Nuk ia dolëm. Por ajo vuajtja, duke parë që ishim edhe nervozë. Shihja Dajsinanin që kërkonte zgjidhje. Por këta djem meritojnë komplimente, na kanë bërë krenarë.

Më shumë dendësi në përfundim aksioni? Mendoj se shtymë shumë nga e majta, por edhe aty kishim një zgjidhje tjetër. E kishim gjithmonë Albanese bosh, nuk e gjetëm asnjëherë në pjesën e parë. Shpejtësia e Grudës mund të bënte diçka, ndërsa zgjedhja e dytë ishite të merrnim fundoren. Djemtë u munduan shumë. Mendoj që ndeshja meriton komplimente. Normal që ne trajnerët gjejmë gjithmonë gjëra që nuk shkojnë.

Kemi gati 5 ditë që punojmë për këtë kundërshtar. Unë nuk i njoh cilësitë e të gjithë lojtarëve të Lillestrom, por me aq informacion sa unë kam marrë. Më vjen keq për djemtë që nuk u shpërblyen sot me një gol. Por mendoj se gjithçka mbetet e hapur. Ne jemi në lojë për gjithçka. Mënyra si preson kundërshtari, e mbulon Albanese, por ne duhet ta gjenim. Në fund unë do të thoja që ajo që vlen, është që djemtë duhet të kuptojnë se jemi në arenën e të mëdhenjve dhe të sillemi si të tillë.

E kemi kapacitetin për këtë. Kemi shpërdoruar disa raste të thjeshta. Kundërshtari u mundua ta menaxhonte. Në fundin e ndeshjes mendoj se duhet të bënim më mirë. Duhet të krijonim situatën dy kundër një në krah. Lillestrom 90 minuta lart fizikisht? Ato janë në javën e 25-të të kampionatit. Ne luajmë me Tiranën të dielën, kurse ata e kanë shtyrë ndeshjen, shihet sa e kanë vlerësuar. Do të mendojmë për Tiranën, pas Tiranës mendojmë sërish për ata. Kjo është pozitive, i shkon merita djemve dhe stafit.

Egnatia humbi shumë topa, tranzicione me pasime shkarkuese? Unë mendoj që nga konsumi i madh, ndodhi edhe kjo. Ndeshjen e kishim në kontroll. Në 5 apo 6 minuta në pjesën e parë, kishim raste. Edhe kundërshtarin i duhet dhënë meritë, pra nuk është se kemi gabuar që nuk i kemi mundur ata.

Presion për Europa League? Vështirësia e kundërshtarit e sjell këtë gjë. Nga ana psikologjike, këta lojtarë janë gati. Por unë besoj se duhet të jemi në arenën e të mëdhenjve. Yago i detyruar në të majtë, në të djathtë Smajli në vend të Jaime? Jaime ka 3 javë pushim, sepse duhet të bëjë një trajtim në gju, ka shkuar në Spanjë, nuk mundet ta konsumonim më shumë.

Kampionati, të dielën ndaj Tiranës? Do e ndjek nesër për kënaqësi dhe për të parë kundërshtarët. Do të jetë një kampionat i bukur, por më dinamik se sezonin e shkuar. Ne jemi një klub që të gjithë e kuptoni, profili është i ulët. Unë do t’i shkoj për shtat llogjikës së klubit”, tha Dede.

Related Posts

NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen
Sport

NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen

09/11/2026
Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti
Sport

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026
Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

09/11/2026
Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

4 gola për 1 pikë, United e bën dramë ndaj Aston Villa-s, por Carrick beson ende: Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO)

09/11/2026
Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
E merituam fitoren (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Fermin përmbys Atletico Madrid, Barça shkëputet në La Liga, Flick i gëzohet vetëm pikëve: E merituam fitoren (VIDEO)

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen

NBA/ Fitore edhe pa Donçiç, Lakers “arratisen” në krye, Philadelphia dominon Lindjen

09/11/2026
Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al