Deklarata të forta kundrejt Sali Berishës ka bërë kreu i PD Lulzim Basha duke u shrehur se ai është bërë një barrë për PD dhe demokratët dhe një pengesë në aksionin opozitar. Lulzim Basha deklaron se ka shumicen e mbeshtetjes se demokrateve.
“Nuk do i nënshtrohemi asnjë presioni dhe do të marrim pjesë me vendosshmëri në një proces politik që është një proces shprese sepse shikon nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Është një proces i destinuar të përfundojë me sukses. Regjimi do mposhtet jo me një non grata që do të bëjë të gjithë partinë non grata, por me një parti në krah të shqiptarëve dhe të Amerikës mbështetja e të cilëve është shprehur nga shkallët e kësaj partie. Me këtë mbështetje demokratët do ta çajnë perden e dëshpërimit i cili është përfituesi i vetëm i kësaj tollovie të Berishës. Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, me 40% të familjeve shqiptare që nuk ngrohin dot shtëpinë, në vend që të merrem i me hallet e mbi 50% të shqiptarëve… Nuk ia fal kurrë si demokrat si prind i dy fëmijëve , s’ka shqiptarë tja falë, Sali Berisha është bërë barrë për PD, demokratët e familjet shqiptare, është bërë pengesë për aksionin opozitar”, tha Basha.