• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha: Ia kemi dalë të bindim PS-në për të nisur punën në komisionin e reformës zgjedhore

15/01/2024
Basha: Ia kemi dalë të bindim PS-në për të nisur punën në komisionin e reformës zgjedhore

Pas seancës që zgjati vetëm pak minuta mes kaosit dhe rrëmujës, Lulzim Basha foli për një marrëveshje të dakordësuar me qeverinë për nisjen e shpejtë të punës së komisionit bipartizan të reformës zgjedhore.

“Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot, kam një thirrje për Presidentin e Republikës; të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhet ndryshimi i rregullores.

Ndërkohë që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj ti falenderoj ia kemi dalë të hedhim një hap të parë modest sa i takon prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes reformës zgjedhore dhe të paktën për momentin duket se në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, PD si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës, ia ka dalë që të bindë palën tjetër për të nisur punën në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore”, tha Basha për gazetarët.

Pyetje: Kur?

Basha: Detajet do të bëhen shumë shpejt publike, por dua të falenderoj SHBA, BE-në dhe Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo vetëm opozitën, PD-në në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe njëherë procesin e reformës zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni këtë do ta shikoni, por ne insistojmë që puna në komision të jetë publike.

Basha nuk mohoi takimin mes Alibeajt dhe Gjiknurit si dhe letrën e dërguar nga ana e të dyve OSBE-së, për asistencë teknike dhe ekspertë në realizimin e reformës zgjedhore.

Pyetje: Nënkryetari juaj ka nënshkruar një letër bashkë me Damian Gjiknurin drejtuar OSBE-së. Janë takuar Alibeaj dhe Gjiknuri, ku dhe kur dhe pse mbahen këto takime sekrete?

Basha: Asgjë nuk ka dhe nuk do të ketë sekrete. PD insiston që gjithë debati për reformën zgjedhore të bëhet publik, por është në interes publik që ky debat të mos vonohet më.

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja – Balkanweb.com – News24

Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja

26/10/2026
Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja – Balkanweb.com – News24

Reagoi pasi nuk u ftua nga Maran, surpriza vjen nga Jasir Asani te Kombëtarja – Balkanweb.com – News24

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al