Gjatë protestës së opozitës Lulzim Basha dha një mesazh të fortë për socialistët e ndershëm. I bëri thirrje atyre që të braktisin Ramën dhe të shpëtojnë partinë e tyre.
“Nga ky shesh dua ti drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri. Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë në duart e krimit, në duart e injorantëve. Është përgjegjësia tuaj ndaj vetes dhe Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën, izolojeni Edi Ramën. Shpëtojeni partinë tuaj nga banditët e rrugës”, tha Basha.









