• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha: Mësova të gatuaj kur isha student, Aurela e zbuloi këtë hobin tim gjatë pandemisë. Rama ka frikë nga humbja

15/02/2021
Basha: Mësova të gatuaj kur isha student, Aurela e zbuloi këtë hobin tim gjatë pandemisë. Rama ka frikë nga humbja

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar qasjen e tij të re në raport me rrjetet sociale. Ai thotë se ka një marrëdhënie të re me “Facebook”-un, “Instagram”-in kohët e fundit. Në një intervistë për Panorama, Basha tregon se hobi i tij është gatimi dhe se tani që bashkëshortja ka kohë të lirë, i publikon atij videot intime në rrjetet sociale.

“Është e vërtetë që pandemia na ka ndryshuar jetën të gjithëve. Tani që Aurela kalon më shumë kohë në shtëpi dhe gatuan vetë, i ndan këto çaste familjare në rrjet.

Dhe kështu ka zbuluar këtë hobi timin në kuzhinë. Unë kam ikur që i ri jashtë me studime dhe nga jeta kam mësuar të gatuaj ndër vite, aq sa tani, kur gjej kohë, kur kthehem nga puna edhe vonë, jo vetëm që nuk lodhem, por relaksohem kur përgatis diçka të shpejte për darkë”, thotë Basha.

Ai tha se kryeministri Rama dhe mazhoranca kanë sulmuar familjen e tij pasi nuk kanë asnjë përgjigje për shkatërrimin që i kanë bërë vendit në tetë vitet e qeverisjes së tyre.

Basha u shpreh gjithashtu se pavarësisht manovrave të kreut të qeverisë me miratimin e njënashëm të Kodit Zgjedhor apo ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës, sërish nuk do shpëtojë nga humbja në zgjedhjet e 25 prillit.

“Rama ka frikë nga humbja dhe shpresoi më kot që ndryshimi i Kodit Zgjedhor do t’i lehtësojë pasojat për të. Por është e kotë: ndryshimin nuk e ndal dot askush.

Shqipëria nuk do të mbetet peng i interesave të Ramës. Me aleatët e koalicionit tonë ne kemi një bashkëpunim të fortë dhe të shkëlqyeshëm dhe jemi të gjithë të vendosur për të larguar të keqen dhe për t’iu kthyer shpresën shqiptarëve.

Rama e ka mbajtur Shqipërinë në vendnumëro me dështimet e tij në çdo fushë për 8 vite rresht. Por asnjë hile dhe asgjë nuk i bën më derman, sepse të gjithë e kanë kuptuar se tashmë Shqipëria nuk mund të ketë sukses me Ramën. Unë shoh entuziazëm mes njerëzve. Unë i takoj ata përditë.

Ata duan ndryshim. Ata duan shpresë. Ata duan të shpëtojnë nga Rama dhe të kenë një qeveri që kujdeset për ta. Prandaj, ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Në 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë” – tha Basha.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

20/05/2026
VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

20/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al