Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Gjirokastrës. Basha u shpreh se të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën si shumicë qeverisëse dhe Partinë Demokratike si forcë fituese.
“Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica ‘Rama ik’. – u shpreh Basha duke u përpjekur në këtë mënyrë të motivojë militantët e PD-së pas zhgënjimit që patën nga dështimi për të rrëzuar Ramën me protesta, nga dështimi për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit dhe natyrisht nga vendimi i gabuar për djegien e mandatave.
Basha shoqërohej në këtë takim nga dy ish-deputetët Tritan Shehu dhe Ervin Salianji, i cili është caktuar koordinator për Gjirokastrën. I pranishëm në takim ishte edhe ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i dënuar me burg për korrupsion.
©argjiroja.net