• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha në instagram duke gatuar: Kujt i duhet imazhi i burrit të mirë?

07/02/2021
Basha në instagram duke gatuar: Kujt i duhet imazhi i burrit të mirë?

Ndonëse në imazhet e shfaqura në Instagram, Lulzim Basha dëgjohet duke i thënë bashkëshortes “Mos e hidh në instagram”, duket qartë se pamjet e tij në kuzhinën e vilës duke gatuar një të shtunë për familjarët e vet, janë një operacion i kalkuluar marketingu. Së pari, kjo “rrjedhje e padëshiruar” në rrjetet sociale po bëhet në prag të fushatës elektorale. Së dyti, ky nuk është rasti i vetëm që lideri i opozitës shfaqet me profilin e një babai dhe burri shembullor.

Për vitin e ri ai ai uroi me një foto përkrah vajzave dhe Aurelës duke mbajtur në sfond bredhin e zbukuruar të krishtlindjeve. Më pas u shfaq me një foto në në kravetain e së bijës duke i lexuar përralla përpara gjumit. Dhe tani së fundi me një video në instagram duke gatuar.

Pra nuk është aspak rastësi, por një këmbëngulje që tenton ti veshi Bashës imazhin e një familjari shembullor.

Nga këndvështrimi i teorive të marketingut politik gjithçka duket si një taktikë e huazuar nga librat shkollorë të strategëve të fushatave elektorale. Kandidatit, për të fituar zgjedhjet, për ta bërë më të pranueshëm për publikun, i skicohet pamja e një lideri familjar, të butë, të pranueshëm që mund të futet kollaj në vatrën e shtëpisë së gjithkujt. Në këtë kuptim nuk është çudi që kjo të jetë një shpikje e këshilltarëve të tij izraelitë.

Por, problemi me Bashën është se imazhi i tij nuk mund të rindërtohet me skema të gatshme të përzgjedhura nga manualet e fushatave, por me realitetin shqiptar dhe me anti propagandën që kanë përgatitur kundërshtarët e tij.

Në këtë kuptim, nëse rivalët e pikturojnë si një njeri që “fle më shumë sesa punon” nuk dihet se sa produktive është fotoja në krevat duke i lexuar përralla të bijës.

Nëse kritikët brenda PD e akuzojnë se mendon më shumë për interesat e familjes së vet biologjike, sesa për ato të asaj politike, fotoja duke u përpjekur për të ushqyer të vetët në rastin me te mire pa efekt.

Pra, nëse ka një gjë ku Basha nuk ka nevojë për ndihmën e strategëve të marketingut politik, ajo është ndërtimi i portretit të tij prej babai shembullor dhe familjari model.

Promblemet e tij në perceptimin publik janë se sa forcë ka për ti qëndruar vendimeve që merr, sa i vendosur është për të luftuar me kundërshtarët, se sa mund ti rrezistojë presionit të oligarkëve, sot në opozitë dhe nesër nëse fiton zgjedhjet.

Prandaj, për ti shërbyer imazhit që i duhet në zgjedhje, ai ka pak nevojë për tu dukur burrë i mirë, përpara urgjencës për tu shfaqur si lideri i fortë.

Fjala nuk është për tu shfaqur si Berisha duke thyer rekorde noti apo duke ngjitur maja malesh, as në palestër duke ngritur pesha, apo duke vrapuar maratonë, por ama një gjë kuptohet lehtë, ai nuk ka më nevojë për foto mbi krevat dhe pranë tiganit.(lapsi)

Related Posts

Shoferja nuk dalloi kthesën/ Bie në kanal makina me tre motrat dhe një foshnjë
Kryesore

Shoferja nuk dalloi kthesën/ Bie në kanal makina me tre motrat dhe një foshnjë

13/11/2026
Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shoferja nuk dalloi kthesën/ Bie në kanal makina me tre motrat dhe një foshnjë

Shoferja nuk dalloi kthesën/ Bie në kanal makina me tre motrat dhe një foshnjë

13/11/2026
Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al