• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha për Braçen: Ditën firmos koncensione, natën shan qeverinë në “Facebook”

08/10/2021
Basha për Braçen: Ditën firmos koncensione, natën shan qeverinë në “Facebook”

Kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi një mori akuzash ndaj qeverisë në lidhje me shtrenjtimin e çmimit të bukës, karburanteve si edhe pritshmërinë për krizën energjetike në vend, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me tregun ndërkombëtar, por lidhet me abuzimin e të majtëve. Duke iu referuar protagonizmit të beftë në rrjetet sociale të ish-zv.kryeministrit Erjon Braçe, Basha tha se është pikërisht ky person që ka firmosur koncensionet me kosto te frikshme për qytetarët, ndërsa tani bën parimorin në Facebook.

“Kur ikën nga salla të dy, lanë atë firmosësin e koncesioneve që ka firmosur të gjitha koncesionet kur ishte zëvendës kryeministër. Ditën firmoste koncesionet, natën shante qeverinë në ‘Facebook’, e dini vetë për kë bëhet fjalë dhe doli ai tha taksën e ka vendosur qeveria e PD. Nuk është e vërtetë. Taksa e qarkullimit me vërtetë është zhvendosur nga pulla tek litri i karburantit, por ka qenë 7 lekë, 8.4 përfshirë TVSH. Kemi bërë protesta ne, kemi ndalur makinat. 65% e çmimit të çdo litri karburant shkon për qeverinë. Ky është i vetmi shpjegim pse karburanti këtu është më i shtrenjtë këtu se në Kosovë e Maqedoni e Veriut. Sepse qeveria vjedh para nga xhepat e qytetarëve dhe nuk i çon tek qytetarët”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, shkaku kryesor pse karburanti është më i shtrenjtë në Shqipëri është taksa ‘Rama’, 240 lekë për litër. Basha argumentoi se përse karburanti tani është shumë më i shtrenjtë se në vitin 2013 kur PD qeveriste.

“Edhe në parlament dje e patë që tha sa ishte çmimi në 2013. Kur vjen puna për të justifikuar rritjen që ai i bën çmimit të energjisë thotë e rritën tregjet ndërkombëtare. Kur vjen puna për t’u krahasuar me 2013 i harron tregjet ndërkombëtare. Në 2013 çmimi i naftës në bursë ka qenë 110 dollarë fuçia, sot është 79. Pse është më e shtrenjtë nafta, benzina, karburanti shqiptar. Arsyeja kryesore është taksa Rama, 240 l/litër. 100 lekë i shtoi në janar 2014, plus 20% TVSH. 100 lekë i shtoi në janar 2015 plus 20% TVSH. 240 lekë për litër. E paguajnë të gjithë. Dje vetëm këtë çështje nuk e trajtuan as ai, as zëdhënësi i tij”, tha Basha.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës

12/11/2026
VIDEO/ Oshtin stadiumi, shihni momentin kur lojtarët kuqezinj hyjnë në fushë për nxemjen para sfidës – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Oshtin stadiumi, shihni momentin kur lojtarët kuqezinj hyjnë në fushë për nxemjen para sfidës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al