• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha po përbalt edhe çadrën e vet

03/07/2017
Basha po përbalt edhe çadrën e vet

Nga Andi Bushati*

Lulzim Basha po rend me shpejtësi drejt organizimit të një gare farsë në PD. Ai po mohon me këmbëngulje një proces të hapur, të barabartë dhe të ndershëm me kundërshatërët e tij në parti. Duke mos pranuar zhveshjen nga ofiqet zyrtare, që “de facto” ia hoqi humbja katastrofale në zgjedhje, duke refuzuar një debat të hapur brenda partisë, duke mbyllur veshët përpara kërkesës për më shumë kohë dhe më shumë të drejta për rivalët e vet, ai është vënë papritmas në pozicionin ku qe Edi Rama, pas 20 shkurtit.

Në kohën kur PD-ja nisi aksionin e çadrës, i cili për nga kërkesat, slloganet dhe vlerat që promovonte ishte pa dyshim, diamanti i kurorës së opozitës 4-vjeçare, Rama çuditërisht mbante të njëjtat pozicione si ato të Bashës sot. Ai nuk pranonte të largohej nga zyra, në emër të një gare të ndershme. Ai nuk pranonte të shtynte zgjedhjet, në emër të një konkurrimi të barabartë. Ai nuk pranonte përjashtimin e faktorëve ekstraelektoralë, në emër të një konkurrimi sipas standardeve perëndimore.

Edhe Rama ashtu sikurse Lulzim Basha tani, fshehej pas procedurave ligjore dhe kleçkave të afateve për të mohuar një gjë shumë më të madhe dhe të rëndësishme: zgjedhjet e lira.

Seç ndodhi më pas e dimë të gjithë. Marrëveshja okulte e natës së 18 majit, iluzioni se pushteti i bandave, i drogës, i mediave të kapura dhe i përfituesve të koncensioneve, mund të ndalohej me disa ministra dhe disa drejtorë rezultoi një katastrofë. Ndryshimi polikës nga “nuk ka zgjedhje me Ramën”në përqafimin e idesë se Rama ëshë i kontrollueshëm, përfundoi si një ëndërr e keqe

Kryesisht për fajet e veta, por po aq edhe për dinakërinë e kundërshtarit, Lulzim Basha i dhuroi demokratëve rezultatin më të keq në historinë e tyre politike.
Kjo traumë e papritur i ndau demokratët në dy grupe të mëdha. Në njërën anë u renditën ata që besuan tek “Republika e re” dhe vazhdojnë të predikojnë, se Basha duhet amnistuar. Ata janë të bindur se atij i duhet dhënë edhe një mundësi e dytë. Dhe këtë arsyetim e mbështesin në faktin se humbja ndodhi për shkak të mungesës së përvojës, për shkak të naivitetit, për shkak të një besimi të tepëruar tek një kundërshtar që doli më hileqar sesa e kishin imagjinuar.

Në gjithë këtë logjikë, vihet gjithnjë në pikpyetje aftësia politike e Bashës, po asnjëherë, asnjëherë të vetme, parimësia e qëllimeve të tij. Sipas tyre, lideri i ngrirë i PD-së është gjithnjë po i njëjti, i gatshëm të sakrifikojë për zgjedhjet e lira, për mundësi dhe shance të barabarta në garë, shkurt për ato vlera që ai i përmblodhi në slloganin e “Republikës së re”.

Ndërsa në grupimin e dytë radhiten ata që e shohin Bashën si një pazarxhi të vogël. Që vlerat e çadrës qe i gatshëm t’i shiste për disa zyra ministrash dhe disa drejtori fitimprurëse. Sipas tyre marrëveshja me Ramën nuk qe as një llogari e gabuar, as një kalkulim naiv, por një vendim i ndërgjegjshëm i një politikani që përpara se të besojë tek vlerat, beson tek allishverishet.

Fatkeqësisht mënyra se si Basha po sillet me zgjedhjet e brendshme në parti, ku po mohon garën dhe konkurrencën e ndershme, po i jep të drejtë këtyre të dytëve. 

I vënë papritmas në pozicionin e Ramës, ai po tregon se të dy janë bij të së njëjtës republikë, me të njëjtën mendësi dhe me njëjtat vese. Të dy nuk besojnë as tek demokracia dhe as tek vota, por thjesht tek pushteti dhe tek forca.

Në këtë kuptim, 22 koriku po e përdhos imazhin e çadrës më shumë sesa 18 maji. Basha që pamë në bulevard ishte thjesht një rol. Basha i ngrirë në selinë e PD-së është origjinali. (lapsi.al)  

Related Posts

Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026
“Ksamili”, një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit
Blog

“Ksamili”, një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit

18/08/2026
Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës
Blog

Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit – Balkanweb.com – News24

Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit

16/09/2026
Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8 – Balkanweb.com – News24

Mitaj i jep fat Genoas, anësori rikthehet titullar duke dhuruar një paraqitje pozitive, kuqeblutë kualifikohen në 1/8

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al