• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë, e vetmja zgjidhje

19/11/2019
Basha: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë, e vetmja zgjidhje

Pas takimit me Presidentin Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se e vetmja zgjidhje për krizën është mbajtja e zgjedhje parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë.

Basha shtoi se javën e ardhshme do paraqesë propozimin e plotë të opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama po refuzon dialogun.

Basha: “Qëllimi i vetëm i këtij kryeministri dhe kësaj qeverie është jo zbatimi i reformës në drejtësi por kapja e institucioneve në drejtësi dhe kapja e Gjykatës Kushtetuese. PD dhe aleatët tanë e kanë konsideruar një grusht kushtetues por përtej kësaj edhe një provë më shumë se me këtë qeveri reforma në drejtësi është e rrezikuar, drejtësia e pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin mbetet një iluzion.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar qëndrojnë për një reformë në drejtësi sipas Kushtetutës. Ne kërkojmë vënien në funksionim sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të SPAK-ut dhe BKH-së sipas Kushtetutës dhe jo sipas planeve, anktheve, problemeve korruptive të qeverisjes aktuale.

Çështja e dytë që kemi diskutuar është domosdoshmëria për zgjidhjen e krizën politike.

Prej më shumë se 3 muajsh kjo detyrë është shtruar edhe nga institucionet ndërkombëtare, në veçanti nga Gjermania, është shtruar edhe nga partnerët tanë strategjikë. Prej më shumë se dy muajsh opozita ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar përmes një dialogu transparent për një reformë zgjedhore dhe zbatimin e saj siç e kërkon Budenstagu. Prej më shumë se 4 muajsh Edi Rama ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar, të ofruar në të paktën 4 raste nga institucionet ndërkombëtare në tentativë për të mbuluar krizën e thellë politike ku ndodhet vendi.

Shtyrja e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore është një tjetër përpjekje për ti hedhur hi syve të shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar. Opozita nuk e mbështet shtyrjen për kalendar greke të Reformës Zgjedhore. Javën e ardhshme opozita e bashkuar do konkretizojë produktin e saj që është dokumenti strategjik për reformën zgjedhore, në amendamente përkatëse në të gjitha ligjet për ndërhyrjet e nevojshme në këto ligje, propozimin e plotë për reformën zgjedhore. Nga ana tjetër kemi pasur vetëm refuzim të dialogut, kushtëzim të dialogut dhe sabotim të reformës zgjedhor.

Për opozitën propozimet do jenë gati jo më larg se fillimi i dhjetorit. Për shqiptarët nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet vendore kushtetuese në të njëjtën ditë si rrugëdalja e vetme nga kriza.”

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Abissnet Superiore”, Komisioni i Ligave dhe Garave miraton ndryshimin e programit të ndeshjes Skënderbeu – Dinamo City – Balkanweb.com – News24

“Abissnet Superiore”, Komisioni i Ligave dhe Garave miraton ndryshimin e programit të ndeshjes Skënderbeu – Dinamo City

27/08/2026
“Abissnet Superiore”, Komisioni i Ligave dhe Garave miraton ndryshimin e programit të ndeshjes Skënderbeu – Dinamo City – Balkanweb.com – News24

“Abissnet Superiore”, Komisioni i Ligave dhe Garave miraton ndryshimin e programit të ndeshjes Skënderbeu – Dinamo City – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al