• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkëshorti vrasës i Sabrinës qan në gjykatë: E doja… (VIDEO)

14/09/2021
Bashkëshorti vrasës i Sabrinës qan në gjykatë: E doja… (VIDEO)

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Elton Metajn, 31-vjeçarin që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare Sabrina Bengaj. Metaj ekzekutoi ma kallashnikov ish-gruan në banesën e kësaj të fundit në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes. Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

Gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për Elton Metajn, ndërkohë që gjatë seancës ai u shfaq i rënduar nga gjendja psikologjike. Burimet nga salla e gjyqit shpjegojnë se ai ka pranuar që e ka kryer krimin. Gjatë seancës ai ka qarë dhe për këtë arsye është ndërprerë seanca për të filluar pak minuta më vonë.

Burimet thonë se Metaj ka deklaruar se ‘me ka bërë presion vjehrri, më ka kërcënuar’. Sipas tij, ai i ka thënë ‘do të vras’. “E mora armën për vetëmbrojtje”, tha Metaj. Ai është shprehur se e donte ende ish-bashkëshorten, të cilës i mori jetën me bukë në gojë.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes, ku Metaj, shkoi me kallash në dorë në shtëpinë e ish-shoqes dhe e vrau pamëshirshëm. Arrestimi i tij është bërë i mundur disa orë pas vrasjes, në një zonë rurale.

Familjarët e Sabrina Bengaj, kanë deklaruar për mediat, se dyshja sistematikisht kishte probleme dhe se Metaj ushtronte dhunë ndaj saj.

Related Posts

Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë
Kryesore

Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë

08/08/2026
Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës
Kryesore

Shqipëria në flakë, 8 qarqet me rrezik të lartë për zjarre në fundjavë

07/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…

07/08/2026
Kryesore

U kapën ‘në pritë’ duke u përgatitur për vrasje, Gjykata e Sarandës vendos masat për 5 të arrestuarit

07/08/2026
Situatë e pazakontë në Kakavijë, gra e fëmijë presin në diell për ta kaluar kufirin, radhë kilometrike (VIDEO)
Kryesore

Radhë e gjatë në Kakavijë, pala greke punon me ritëm të ulët

07/08/2026
Aksident në rrugën drejt Malit të Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur
Kryesore

Aksident në rrugën drejt Malit të Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur

07/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë

Fluks në port, mbi 2 mijë pasagjerë mbërrijnë sot në Vlorë

08/08/2026
ZYRTARE/ La Liga, një “oaz” për Kumbullën, qendërmbrojtësi mbetet në Spanjë

ZYRTARE/ La Liga, një “oaz” për Kumbullën, qendërmbrojtësi mbetet në Spanjë

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al