Bashkia Gjirokastër ka shpallur fituesin e tenderit për rehabilitimin e disa kanaleve ujitëse. Sipas dokumentave që sjell ArgjiroLajm.net tenderi është fituar nga kompania ‘TEA-D” Sh.p.k me adresë në Gjirokastër. Vlera e punimeve llogaritet në rreth 90 milionë lekë të vjetra me tvsh. Punimet pritet të zgjasin gjashtë muaj nga momenti i lidhjes së kontratës. Bashkia thotë se përzgjedhja e kësaj kompanie u bë mbi bazën e kriterit të ofertës ekonomike më të favorshme.
©ArgjiroLajm.net










