• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkia Gjirokastër mbyll pikën e karburantit në lagjen “Punëtori”, funksiononte në informalitet prej vitesh (FOTO)

16/01/2020
Bashkia Gjirokastër mbyll pikën e karburantit në lagjen “Punëtori”, funksiononte në informalitet prej vitesh (FOTO)

Bashkia Gjirokastër ka urdhëruar sot mbylljen e një pike të furnizimit me karburant pranë lagjës “Punëtori”, për shkak se ajo funksiononte në informalitet prej vitesh. Vendimi për mbyllje është marrë dhe ekzekutuar në bashkëpunim me  Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Subjekti që kishte këtë biznes nuk ishte pajisur me leje ndërtimi për pikë karburanti nga Bashkia Gjirokastër.

Duke mos pasur leje ndërtimi, rrjedhimisht ushtronte veprimtarinë edhe pa autorizim, të cilin e jep po bashkia kundrejt një tarife vjetore. Argjirolajm.net mëson se subjekti kishte tentuar ta legalizonte ndërtimin, por që i është refuzuar nga ALUIZNI (sot ASHK) sepse nuk plotëson kriteret ligjore për legalizim.

Ndërkohë që kemi parë në këto vite me dhjetra raste se si procedohen apo arrestohen hallexhinj për ndërtime pa leje, është i habitshëm fakti se si ka operuar prej vitesh një biznes i tillë pa leje ndërtimi dhe pa autorizim nga Bashkia Gjirokastër.

Ky rast, që me siguri nuk është i vetmi, nxjerr zbuluar autoritetet shtetërore për standardet e dyfishta që përdorin, si dhe krijon dyshime për korrupsion, ryshfet apo lidhje okulte në shkelje të ligjit mes biznesit e zyrtarëve të shtetit. Aktualisht në territorin e Bashkisë Gjirokastër operojnë rreth 20 pika të furnizimit me karburant.

©argjiroja.net 

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim me gola, Arsenali e Atletico bëjnë paqe në Champions (VIDEO)

Barazim me gola, Arsenali e Atletico bëjnë paqe në Champions (VIDEO)

29/04/2026
I propozoi martesë! Diola Dosti rrëfen emocionet e momentit kur Erolld Belegu i dha unazën

I propozoi martesë! Diola Dosti rrëfen emocionet e momentit kur Erolld Belegu i dha unazën

29/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al