• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, reagon deputeti i Gjirokastrës

06/08/2018
50 milionë euro investim, në Shqipëri do të ndërtohet bazë ajrore e NATO-s

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-ministri i Jashtëm, deputeti demokrat Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, shpreh qëndrimin e tij mbi ngritjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Ai thotë se ‘i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO-s lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Aleancë’.

Ja çfarë shkruan Tritan Shehu në Facebook:

Çdo rritje e prezencës se NATO ne Shqipëri, është thellësisht e dëshiruar, stimuluar dhe mirëpritur nga ne; kjo është e ‘shkruar edhe ne genet’ tona.

Dje disa organe mediatike kërkonin te hidhnin mjegullnaja dyshimi rreth qëndrimit opozitar për ‘mundësinë e zgjerimit te prezencës se NATO ne vendin tone’.

Pa asnjë dyshim këto janë vetëm aludime dashakeqe e krejt te kundërta me realitetin dhe faktet.

Dua te kujtoj këtu qe po thuajse i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri ne anëtarësimin e plote tonin aty.

PD qe me “lindjen” e saj, ndryshe edhe nga partitë e tjera te krijuara ne ish bllokun komunist, konfirmoi vullnetin tone për BE e NATO.

Me tej me Qershor te 1992, pra dy muaj mbas formimit te Qeverise sonë, Shqipëria aplikon e pranohet ne Këshillin e Bashkëpunimit te Atlantikut te Veriut.

Me dhjetor 1992 Berisha viziton Selinë e NATO ku pritet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili me Mars 1993 viziton vete Shqipërinë.

Me 23 Shkurt 1994 Berisha nënshkroi dokumentin Kuadër te Partneritetit për Paqe me NATO, duke e bere Shqipërinë anëtaren e pare nga vendet ish komuniste te saj.

Me 20 prill Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi këtë dokument, megjithë kundërshtitë e socialisteve ne këto periudha.

Rruga vazhdon me tej ne bashkëpunim gjithmonë dhe me te ngushte deri sa me Samitin e 2 prillit 2009, kur Kryeministër ishte Berisha, u anëtarësua përfundimisht ne NATO, duke përbëre kështu një nga arritjet me te mëdha historike te Shqipërisë, shqiptareve e Rajonit tone.

Pra tashti ne jemi anëtare te NATO dhe si te tille kemi përfitimet madhore, por dhe obligimet e mëdha ndaj kësaj aleance, obligime qe lidhen me elementet financiare, pjesëmarrjes, thellimin e demokracisë, luftës sonë ndaj krimit, drogës, trafiqeve, terrorizmit, racionalitetit ne politikat Rajonale dhe ato te Jashtme etj., etj., nder te cilat fatkeqësisht jemi shume larg asaj qe kërkohet nga një vend anëtar ne seriozitet, impenjim e rezultate.

Pra është me e dobishme qe kjo Qeveri te përpiqet te realizoje “detyrat e shtëpisë” e te mos përdori vendime te mundshme pozitive te NATO ndaj nesh e Rajonit, si “fishekzjarrë” politike për kamufluar realitetin tone te brendshëm.

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Futbollisti që bën ndryshimin për Orges Shehin, trajneri “qan” një detaj të rëndësishëm te Tirana

13/04/2026
Figo: E vështirë përmbysja ndaj Bayernit, por kam besim të madh te Reali

Figo: E vështirë përmbysja ndaj Bayernit, por kam besim të madh te Reali

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al