• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bejko: I kam dal zot PD më 1990, 1997 dhe përseri tani që duan ta zhdukin. PD nuk do të jetë peng i non-gratave

06/04/2023
Bejko: I kam dal zot PD më 1990, 1997 dhe përseri tani që duan ta zhdukin. PD nuk do të jetë peng i non-gratave

Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të folur për kandidimin e tij dhe arsyet pse vendosi të hyjë në garë.

Bejko tha se ai kandidon, në mënyrë që kjo parti “të mos zhduket”. PD ka qenë në vështirësi. Kam qenë në 90’, kam qenë në 97’ kur PD u rrëzua në jug dhe i vumë krahët dhe shpatullat duke e kthyer nga hiri zotin Berisha. Jam prapë në momente të vështira të Partisë Demokratike, kur po punohet për zhdukjen e saj, por nuk do ta zhdukin. PD nuk do të jetë peng i non-gratave, krimit të organizuar, non-gratave, mediave të kontrolluara që i kanë dhënë zë non-gratës.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Si u vendos që të kandidoni ju në Tiranë?

Roland Bejko: Gjërat e bukura bëhen surprizë. Ishte vendimi i krysisë së Partisë Demokratike, pas dy netë diskutime. U propozua nga anëtarë të kryesisë dhe votoi kryesia. Ka patur kryetarë të degëve të Tiranës, që më kanë takuar dhe më kanë thënë mendojmë të jeni kandidat i Tiranës. Ju e dini që politikën e shoh si mision, sa herë duhet të jap kontribut jam i papërtuar.
Unë jam dalluar në kushte te opozicionit, kur PD ka qenë në vështirësi. Kam qenë në 90’, kam qenë në 97’ kur PD u rrëzua në jug dhe i vumë krahët dhe shpatullat duke e kthyer nga hiri zotin Berisha. Jam prapë në momente të vështira të Partisë Demokratike, kur po punohet për zhdukjen e saj, por nuk do ta zhdukin. PD nuk do të jetë peng i non-gratave, krimit të organizuar, non-gratave, mediave të kontrolluara që i kanë dhënë zë non-gratës.
Me asimilimin e PD-së, apo kalimin e saj majtas, është dëmtuar demokracia shqiptare dhe është krijuar imazh i keq për vendin.
Shqiptarët nuk e presin shpresën nga qeveria, por e presin nga opozita.

Ylli Rakipi: Diku keni thënë se në rast se nuk do të pranonit kandidimin, Alibeaj do të japë dorëheqjen.

Roland Bejko: Nëse e kam thënë kështu e kam thënë gabim. Ishte ideja që nëse PD nuk do të dilte me kandidat në Tiranë, PD nuk do të ekzistonte dhe vula do ti kalohej non-gratës.

Ylli Rakipi: Për turp, PD kandidon vetëm në 10 bashki.

Roland Bejko: Janë pak më shumë, 15 bashki.

Ylli Rakipi: 15 bashki është shumë qesharake.

Roland Bejko: Turpi më i madh është që edhe ju, edhe media të tjera, që keni influencë mbi opinionin publik, keni ndihmuar që PD të katandisej në këtë derexhe. Pse? Jo vetëm mediat, por jeni bërë zëdhënës të non-gratës, të Foltores. E çuat këtu sepse ka qenë presion i jashtëzakonshëm, një stuhi e pandalshme ndaj atyre që u kanë rezistuar Sali Berishës.
Është hera e parë që në PD qëndron një mur që i reziston furisë së Sali Berishës, i del përpara atij dhe nuk dorëzohet. I ndihmuar nga Edi Rama, krimi i organizuar dhe falangat që ka me vete, prapë nuk mundën dot. Bravo ju qoftë atyre që rezistuan!

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

07/11/2026
Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al