• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bëjnë namin për ngjarjen në Bularat, por policia greke ka vrarë 12 shtetas shqiptarë (Lista)

31/10/2018
Arrestohet në Igumenicë i shumëkërkuari shqiptar (Emri)

Vrasja e shtetasit shqiptaro-grek, Konstandin Kafica është politizuar nga pala greke, e cila përmes një deklarate të Ministrisë së saj të Jashtme ka dënuar ngjarjen. Ndonëse Kafica qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare, duke sjellë reagimin e saj të natyrshëm si në çdo vend të botës, për palën greke kjo është një ngjarje e dënueshme. Përtej konsiderimeve politike të çastit, ajo që bie në sy është standarti i dyfishtë i përdorur nga pala greke, policia e së cilës, në 10 vjet, ka ekzekutuar plot 12 shtetas shqiptarë, shpesh herë të paarmatosur dhe vetëm sepse kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa në rastet e ngjashme, kur një shqiptar ka qëlluar mbi policinë, reagimi ka qenë natyrshëm i njëjti, personi është vrarë nga forcat speciale dhe madje policët janë përshëndetur nga shteti grek.

Kjo është lista e vrasjeve të policisë greke, nga viti 1996 deri në 2007-n

Janar 1996. Në një operacion policie vihen në ndjekje disa shqiptarë në qytezën e Skala Hropu. Oficeri i policisë Dionis Karakidis vret një shqiptar, pasi ai nuk i përgjigjet urdhërit të policisë për të ndaluar.

Në 8 shkurt të vitit 1997, një 19-vjeçar shqiptar me emrin Erion (mbiemri nuk figuron në të dhënat e policisë greke), qëllohet për vdekje nga polici Miltiad Andreopulos, pasi i riu nuk ndaloi në një postobllok policie.

15 prill 1997. Polici Stergios Tagaras vret dy shqiptarë në Kastoria.

18 mars 1998. 29-vjeçari Joanis Kehati, me origjinë shqiptare, vritet në Kastoria “gabimisht” nga një patrullë kufitare e ushtrisë greke.

13 mars 1999. Në Kozani, polici Athanasios Kavanas vret shqiptarin Arben Veji në rrethana të pahetuara.

16 korrik 1999. Shqiptari Arben Sufa vritet nga policia greke në Follorinë.

20 shkurt 2001. Një shqiptar ndërron jetë në burgun e Koridhalosit. I burgosuri vuante nga anemia mesdhetare dhe një patologji kardiake, por gardianët refuzuan që ta transferonin në një spital të specializuar, duke e lënë të vdiste në burg.

1 dhjetor 2001. Një polic kufitar qëllon dy të rinj shqiptar në një fshat kufitar në Thesproti. Njëri mbetet i vdekur në vend, tjetri plagoset.

3 shtator 2003. 18-vjeçari Vullnet Bytyçi mbetet i vrarë në vend në kufi, i qëlloi nga një polic kufitar. Vrasja e pajistifikuar provokoi edhe protesta në Shqipëri, por pala greke nuk dha asnjë shpjegim për ngjarjen.

24 shtator 2003. Policët kufitarë vrasin një 18-vjeçar shqiptar, në afërsi të kufirit, në zonën e quajtur Ierapidhi, në Kastoria.

8 nëntor 2007. Vritet një shqiptar, baba i 5 fëmijëve, në fshatin Levaia Amindeou në Follorinë. Polici që vrau emigrantin mori një vërejtje zyrtare dhe u lirua nga burgu pas 2 muajsh me kusht.

Të dhënat për 10 vitet e fundit nuk janë bërë publike nga Ministria Greke e Punëve të Brendshme. Megjithatë, rastet skandaloze të trajtimit të emigrantëve vazhdojnë të jenë ende prezente.

Rasti më i njohur është ai i torturimit së 40 afganëve, të rrahur barbarisht dhe disa prej tyre të ekzekutuar në një pyll, nga policët e stacionit të Pantelemonit.

Megjithatë, kur policia shqiptare qëllon me armë ndaj një shtetasi homogjen, i cili terrorizoi një fshat të tërë, e qëlloi me kallashnikov ndaj policisë, atëherë kemi të bëjmë me një skandal, i cili për arsye të qarta politike, vendos të politizohet nga Athina zyrtare./Lexo.al

Related Posts

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba
Kryesore

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e kombëtares gjermane, firmos deri më 2030-ën

Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e kombëtares gjermane, firmos deri më 2030-ën

24/07/2026
E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Jashtë planeve të Inter-it, Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al