Gjatë protestës në Kafaraj të Fierit në daten 19 shkurt nga ana e fermerëve të luleshtrydhes, spikati njëri prej tyre me deklaratat e forta që bëri.Video e punonjësit në fjalë është kthyer në “hit” në rrjet, duke marrë dhjetëra mijëra klikime.
Në këtë video ku punonjësi duket mjaft i revoltuar, ai vë theksin te situata e përmbytjeve në Fier, por bën një metaforë mjaft komike. Sipas tij nëse katër apo pesë veta urinojnë në Gjirokastër apo Tepelenë, Vjosa del nga shtrati dhe u përmbyt zonat e tyre.