• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beleri flet nga burgu për tv grek: Në asnjë moment nuk kam menduar të bëj një kompromis me regjimin shqiptar (VIDEO)

28/05/2024
Beleri flet nga burgu për tv grek: Në asnjë moment nuk kam menduar të bëj një kompromis me regjimin shqiptar (VIDEO)

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka folur nga burgu për median greke “Alpha” duke dhënë mesazhin se ai vazhdon të qëndrojë në burg në mënyrë të paligjshme.

Beleri, i cili është edhe kandidat për eurodeputet nga radhët e partisë së kryeministrit greke Kyriakos Mitsotakis tha se ai merr forcë nga mbështetja e banorëve të Himarës, por edhe të gjithë grekëve.

“Qëllimi im ishte të merrja detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë. Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata në një grusht shteti nuk më lejuan të merrja detyrat që më besuan populli i Himarës”, ka thënë Beleri.

Ai e quajti “padrejtësi dhe hall ”burgosjen e tij prej një viti, por shtoi se këto i kishte marrë parasysh kur hyri në betejën për kryebashkiakun e Himarës.

“Mbështetja e popullit himarjot më jep forcë dhe kurajo, tani mbështetja e të gjithë grekëve. Nuk mund ta imagjinoni se sa mesazhe mbështetëse marr nga shumë bashkatdhetarë të mi nga të gjitha trevat e Greqisë”, shtoi ai.

Siç theksoi ai ”në asnjë moment nuk kam menduar të bëj një kompromis me regjimin shqiptar”

“ Lufta jonë është e drejtë dhe në fund do të fitojmë ”, tha Beleri.

Fredi Beleri iu referua edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili gjatë 11 viteve që ka qenë në pushtet “ka ndarë në të mirë dhe të këqij grekët që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, vartësit e tij dhe ata që janë kundërshtarë. Unë kisha zgjedhur të jem kundërshtar i tij, jo për ndonjë ideologji apo për ndonjë interes personal, por sepse pashë që të gjitha vendimet e tij si kryeministër ishin kundër himarjotëve dhe grekëve, banorëve vendas”. Klikoni ketu per te degjuar te plote deklaraten e Belerit per Alpha Tv.

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026
“Studentët në Universitetin e Dhunës”, Rama nxjerr pamjet e protestuesve me maska në selinë e PD (VIDEO)
Kryesore

“Studentët në Universitetin e Dhunës”, Rama nxjerr pamjet e protestuesve me maska në selinë e PD (VIDEO)

24/10/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro dënon dhunën ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu është e vetmja rrugë

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

25/10/2026
Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al