• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ben Ahmetaj kërcënon nga arratia: “Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë përkohësisht

08/10/2023
Kuvendi i pret rrogën Ben Ahmetajt

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia pas raportimit të lajmit se SPAK e ka marrë të pandehur edhe për privatizimin e ish fabrikës së bukës Tiranë. Më poshtë deklarata e tij e plotë.

Nga Arben Ahmetaj

Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë. Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë. Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.

Cili është thelbi i asaj dosje? Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit.

Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë. Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)???

“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht. Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi. Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!

Related Posts

Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj/ Pas dy muajsh arrati vetëdorëzohet në polici Marjaldo Nela

30/06/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Kryesore

Rama: Do të dalim më të fortë nga kjo vorbull

30/06/2026
Ardit Bido sulmon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Redi Muçi: Balta jote nuk bën dot pis!
Kryesore

Ardit Bido sulmon deputetin e Lëvizjes Bashkë: Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Redi Muçi: Balta jote nuk bën dot pis!

30/06/2026
Protestuesit sulmojnë deputetin e Gjirokastrës (VIDEO)
Kryesore

Protestuesit sulmojnë deputetin e Gjirokastrës (VIDEO)

30/06/2026
Krasniqi: Thuaji Ramës të japë dorëheqjen. Ministri Gonxhja: Do ishte dëm i madh për vendin (VIDEO)
Lajme

Krasniqi: Thuaji Ramës të japë dorëheqjen. Ministri Gonxhja: Do ishte dëm i madh për vendin (VIDEO)

29/06/2026
Rrugët e përgjakura të së shtunës, 5 aksidente me 10 të plagosur (FOTO)
Kryesore

Ç’po ndodh me shqiptarët/ Në maj u regjistruan 133 aksidente rrugore, 3,4% më shumë se një vit më parë

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tronditet Holanda, Koeman humbet një tjetër yll përpara Botërorit

Holanda, Koeman: S’flas për të ardhmen, fati nuk deshi që të kualifikoheshim

30/06/2026
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Realizoi vetëm 38 gola në sezonin e fundit, sa mund të ndryshojë Partizani në fazën sulmuese në edicionin e ri

30/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al