Në jo pak raste, aksidente të rënda edhe me pasoja për jetën janë shkaktuar nga drejtues mjetesh të droguar, ndaj për këtë arsye përveç testit të alkoolit, që aktualisht kryehet në terren, se shpejti pritet të aplikohet për herë të parë edhe testi për narkotikët. Policia Rrugore ka kryer procedurat për blerjen e këtij modeli drageri, i cili arrin të konstatojë deri në 8 lloje subtancash narkotike. Ndryshe nga testi alkoolit, ku drejtuesve të mjeteve u kërkohet të fryjnë aparaturën, për testin e drogës në pak sekonda atyre u merren nga goja mbetje që analizohen nga drageri!