• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berat Buzhala: Propaganda për Zvërnecin po ushqehet nga faqe greke

01/06/2026
Berat Buzhala: Propaganda për Zvërnecin po ushqehet nga faqe greke

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me debatin e krijuar rreth projektit turistik në Zvërnec, duke e cilësuar fushatën kundër tij si një operacion të organizuar propagandistik dhe jo si një reagim spontan qytetar.

Sipas Buzhalës, në rrjetet sociale është përdorur një “teknikë shumë e vjetër e propagandës”, ku hidhen njëkohësisht disa pretendime të pavërteta me shpresën që një pjesë e tyre të ngjiten në opinionin publik.

“Merre një sahan, një enë me spaghetti, me ketchup, edhe fërflaje për një mur të bardhë me shpresën që diçka ka me u ngjit”, shprehet ai, duke iu referuar mënyrës se si, sipas tij, u përhapën fillimisht pretendimet se “Izraeli po merr një pjesë të Shqipërisë”.

Buzhala thotë se në rrjete u shpërndanë foto dhe video ku shfaqej flamuri izraelit pranë rrethimeve të projektit, duke krijuar idenë se aty po vendosej një lloj kufiri i ri. Ai e quan këtë një lajm “krejtësisht të rrejshëm”, ndërsa shton se demantimi i lajmeve të tilla është i vështirë, pasi “duke e demantuar, nga pak edhe e legjitimon”.

Gazetari thekson se investitorët kryesorë të projektit janë dy vëllezër nga Katari, ndërsa pjesëmarrjen e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në projekt e sheh si të pamjaftueshme për ta paraqitur projektin si “izraelit”.

“Nëse me Izraelin dikush po mendon Jared Kushnerin edhe Ivanka Trumpin, që gjithashtu janë pjesë e projektit, atëherë sapo i ka përfshirë në projekt 7 milionë hebrenjtë e Amerikës”, shprehet Buzhala, duke përmendur edhe figura si Wesley Clark, Madeleine Albright dhe Elie Wiesel si miq të shqiptarëve.

Ai e cilëson reagimin në TikTok dhe rrjete të tjera si një “histeri” të paprecedentë për një projekt turistik në Shqipëri. Sipas tij, pasi ra pretendimi për “Izraelin”, narrativa ndryshoi dhe u kalua tek akuza se “po shitet Shqipëria”.

Buzhala thotë se videot kundër projektit nisën të shoqëroheshin me zëra dramatikë, citate të shkëputura nga konteksti dhe materiale të vjetra të Albin Kurtit, që sipas tij lidheshin fillimisht me çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, por u përdorën për debatin mbi Zvërnecin.

“Këto nuk janë trashësime. Është dikush në regji që po manipulon, po prodhon, po falsifikon në shkallë industriale”, deklaron ai.

Në reagimin e tij, Buzhala pranon se çështja e mbrojtjes së mjedisit është serioze dhe duhet trajtuar në raport me zhvillimin, por shton se kjo temë, sipas tij, po përdoret në mënyrë selektive dhe politike. Ai krahason reagimin për Zvërnecin me atë për projekte të tjera, si ai në Riol, ku sipas tij nuk pati të njëjtin mobilizim publik.

“Unë kurrë në jetën time nuk kam parë fushatë më të organizuar, më agresive e më sistematike sesa kjo për Zvërnecin”, thotë Buzhala.

Në fund, ai hedh akuza të forta edhe ndaj rolit të mediave dhe faqeve greke, të cilat sipas tij i kanë dhënë jehonë ndërkombëtare zhvillimeve në Zvërnec, duke e lidhur projektin me dhunën dhe duke synuar të frikësojnë investitorët.

Buzhala shprehet se jo të gjithë ata që kanë shpërndarë materiale kundër projektit janë të vetëdijshëm për origjinën e fushatës, por sipas tij shumë prej tyre janë bërë pjesë e saj pa kuptuar se kush po e drejton.

“Ata thjesht kanë filluar të bëhen pjesë e kësaj valle pa e ditur as kush po i bie muzikës, as kush po i bie fyllit, as çfarë duan të arrijnë”, shprehet ai.

Duke iu referuar disa videove virale në rrjete sociale, Buzhala ironizoi edhe faktin që disa prej atyre që flasin për Zvërnecin nuk e njohin as zonën dhe as çështjen në detaje.

“Ajo as nuk e di ku është Zvërneci, as nuk di ta gjejë Zvërnecin, as nuk ka qenë kurrë në Zvërnec”, tha ai, duke i quajtur këta persona “idiotë të dobishëm të propagandës greke”.

Related Posts

Deputeti i PS mbështet projektin në Zvërnec: Gjiri i Vlorës mund të bëhet elitar në Mesdhe
Kryesore

Deputeti i PS mbështet projektin në Zvërnec: Gjiri i Vlorës mund të bëhet elitar në Mesdhe

01/06/2026
Të gjithë të zemëruarit e Zvërnecit
Blog

Të gjithë të zemëruarit e Zvërnecit

01/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Kryesore

“Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, “dy autobusë ishin nisur nga Athina të premten në mbrëmje

01/06/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Edhe Fredi Belerit i “qan” zemra për Zvërnecin, jep intervistë në mediat greke

01/06/2026
Ish-kandidatja për deputete e PS emërohet drejtoreshë e spitalit të Vlorës
Lajme

Ish-kandidatja për deputete e PS emërohet drejtoreshë e spitalit të Vlorës

01/06/2026
Shkarkohet drejtoresha e QSUT, ja kush e zëvendëson
Lajme

Shkarkohet drejtoresha e QSUT, ja kush e zëvendëson

01/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deputeti i PS mbështet projektin në Zvërnec: Gjiri i Vlorës mund të bëhet elitar në Mesdhe

Deputeti i PS mbështet projektin në Zvërnec: Gjiri i Vlorës mund të bëhet elitar në Mesdhe

01/06/2026
Kukësi, mesfushori rinovon kontratën me klubin verilindor

Kukësi, mesfushori rinovon kontratën me klubin verilindor

01/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al