• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha-Dule nënshkruajnë marrëveshjen: 3 kandidatë të PBDNJ për Dropullin, Finiqin dhe Himarën

25/01/2023
Berisha-Dule nënshkruajnë marrëveshjen: 3 kandidatë të PBDNJ për Dropullin, Finiqin dhe Himarën

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas nënshkrimit të një marrëveshje elektorale për zgjedhjet e 14 majit me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

“Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD, me të cilin ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë, të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Europë dhe botë, regjimi i Edi Ramës.

Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, e çdo opozitari dhe në këtë kontekst, ne së bashku me PBDNJ, OMONIA-n, bashkojmë forcat me bindjen se me 14 maj do i japim një goditje fatale sistemit monist.

Nga ana tjetër, ne synojmë që t’ju kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë. T’i kthejmë bashkitë në shtëpitë e përbashkëta të qytetarëve shqiptarë. Qytetarët e parë të këtyre bashkive të kenë vetëdijen e plotë, përgjegjësinë e plotë, gatishmërinë e plotë për të funksionuar si shërbëtorë të këtyre qytetarëve. Për të përdorur në mënyrën më transparente dhe të ndershme të gjitha burimet njerëzore dhe materiale, financiare, të bashkisë, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e mëdha që çdo bashki ka sot në Shqipëri, së pari në interesin më të mirë të qytetarëve të atyre bashkive.

Unë, duke falënderuar zotin Dule për mirëkuptimin dhe marrëveshjen që firmosëm, shpreh bindjen se kemi shënuar një hap shumë të rëndësishëm në realizimin e objektivave tona të përbashkëta,” tha Berisha.

Related Posts

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet
Kryesore

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet

05/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë
Kryesore

Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë

05/04/2026
Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër–Kakavijë, procedohet penalisht një 20-vjeçar

04/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

05/04/2026
Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al