• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha flet në Parlament: Jam pro investimit në Zvërnec

01/06/2026
Berisha flet në Parlament: Jam pro investimit në Zvërnec

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në mbështetje të investimit në Zvërnec, madje duke akuzuar qeverinë se po largon investitorët e huaj dhe po krijon konflikte artificiale për interesa të ngushta politike dhe ekonomike.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Berisha tha se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja, por njëkohësisht mbron të drejtën e pronës dhe zbatimin e ligjit. Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhjen e konflikteve të pronësisë i takon shtetit dhe jo investitorit.

Duke iu referuar zhvillimeve në Zvërnec dhe konfliktit në Aeroportin e Vlorës, Berisha akuzoi qeverinë se po përpiqet të largojë investitorët dhe se po injoron vendimet e Gjykatës së Lartë.

“Investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e Shqipërisë. Vetëm në fushën e energjetikës 2 miliardë euro, projekti historik i TAP, Kaskada e Devollit, Kaskada e Fanit. Përveç këtyre, nga 2008-2013 investimet e huaja u rritën nga 1.2 në 1.4 miliardë euro.

Çfarë ndodh tani? Partia Demokratike mbështet investimin e huaj dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Po e largoni. Ju më votuat mua, jam njeriu që më keni votuar, e hoqi maskën. Britma për çështje pronësie. PD qëndron për respektin e plotë dhe absolut të të drejtës së pronës. Cila ka qenë zgjidhja në një kohë kur investoheshin miliarda këtu? E thjeshtë! Nëse ke projekt të miratuar nga qeveria, të firmosur nga institucionet zyrtare, kadastra, agjencitë e tjera dhe shteti të miratonte projektin, askush nuk kishte të bënte më me investitorin. Çdo qytetar, për çdo padrejtësi apo abuzim, kishte shtetin që do të dëmshpërblente me kushtet e tregut dhe do të ndëshkonte me forcën e ligjit spekulantin. Ky ligj është në fuqi.

Shihni ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës. A ka shqiptar që nuk e di se po bëheni copash t’ia merrni aksionet? Absolutisht po, doni t’i merrni aksionet se janë në lojë 110 milionë euro, dhe pasi vendos Gjykata e Lartë del Karakaçi, që e ka emrin Balluku, dhe thotë: Gjeni zgjidhje ose…! Po çfarë është kjo? Zbato mor aty vendimin e Gjykatës së Lartë.

Ajo që ndodhi me qytetarin që nuk po bënte asgjë. E rrëmbyen, e zvarritën barbarisht, dhe komunikatat e Skënder Ballukut se ishte futur në territor. Doli video se ishte larg telave, e morën e futën brenda telave, atëherë reagoi Skënder Balluku. Po sa sjellje banditeske keni bërë ju ndaj protestuesve? E tëra kjo ka një rezultat, interesa strikt mafioze. Ju po e largoni dhe po e vishni me gjithë ato ngjyra. Ku ishit ju kur nisi Aeroporti i Vlorës? Është krimi më i shëmtuar, asgjësoi dhjetëra specie të rralla të shpendëve” u shpreh Berisha.

Berisha e paraqiti qëndrimin e tij si një mbështetje për investitorin dhe për sigurinë juridike të investimeve të huaja, duke argumentuar se konfliktet e pronësisë duhet të zgjidhen nga shteti pa cenuar projektet e miratuara dhe pa dekurajuar kapitalin e huaj që investon në Shqipëri.

Related Posts

Mediat e huaja shkruajnë për Zvërnecin/ Politico: Projekti i Kushner nën hetim!
Kryesore

Mediat e huaja shkruajnë për Zvërnecin/ Politico: Projekti i Kushner nën hetim!

01/06/2026
Zvërneci, protestë para Kryeministrisë
Kryesore

Zvërneci, protestë para Kryeministrisë

01/06/2026
Rama: Pseudo-myslimanët përhapën një legjendë skandaloze, sikur Zvërneci iu shit Izraelit dhe aty do vijnë palestinezët
Kryesore

Rama: Pseudo-myslimanët përhapën një legjendë skandaloze, sikur Zvërneci iu shit Izraelit dhe aty do vijnë palestinezët

01/06/2026
Deputeti i PS mbështet projektin në Zvërnec: Gjiri i Vlorës mund të bëhet elitar në Mesdhe
Kryesore

Deputeti i PS mbështet projektin në Zvërnec: Gjiri i Vlorës mund të bëhet elitar në Mesdhe

01/06/2026
Të gjithë të zemëruarit e Zvërnecit
Blog

Të gjithë të zemëruarit e Zvërnecit

01/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Kryesore

“Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, “dy autobusë ishin nisur nga Athina të premten në mbrëmje

01/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Berisha flet në Parlament: Jam pro investimit në Zvërnec

Berisha flet në Parlament: Jam pro investimit në Zvërnec

01/06/2026
Zgjodhi Kosovën para Zvicrës, mbrojtësi: Kam marrë kërcënime, por s’jam penduar për zgjedhjen!

Zgjodhi Kosovën para Zvicrës, mbrojtësi: Kam marrë kërcënime, por s’jam penduar për zgjedhjen!

01/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al