• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha i ka të gjalla viktimat e tij!

23/10/2022
Berisha i ka të gjalla viktimat e tij!

Nga Ardit Rada

Këto rreshta kam dashur t’i shkruaj muaj më parë kur Sali Berisha turrej në rrjete sociale për çështjen e një gazetari që i ‘dhunua’ fjala e lirë nga Edi Rama. Pas këtij episodi, vetëm para tre ditësh, Berishës iu çua një gazetar dhe i dhuroi një pikturë. Nuk, mjaftonte dhurata që nuk bënte pikë sensi me takimin, por i shtoi edhe komentet: “Doktor, kjo pikturë do të vlejë pas disa vitesh 100 mijë euro. Ti je shpresa e vetme”. Këtë episod po e rrëfej për të treguar se sa e pavarur është media në Shqipëri dhe se kush po i pjell portalet anonime dita-ditës.

Prej dy ditësh, Sali Berisha i ka mëshuar fort idesë së tij personale se i ndjeri Laer Kurti është dhunuar gjer në vdekje nga Policia dhe duke shpresuar në një skeanr si ai i Klodian Rashës, që për turp të këtij populli u thye Muzeu Historik Kombëtar dhe Biblioteka Kombëtare. E nëse atëherë protestën ia udhëhiqte djali i Sali Lushës, sot ia drejton i biri i Ilir Vrenozit. E pra. PD ka ecur shumë përpara këto dy vite…

Vdekja e Laer Kurtit duhet kuptuar që nuk kënaq askënd. I vetmi që fërkon duart si me replikat e Ramës me gazetarët ashtu edhe me qytetarët që i dhunon Policia me apo pa dashje, është ai plaku që ka filluar të shfaqet edhe në emisione Showbizi. Një ditë flet për dasmën e të birit, një ditë për vdekjen e djalit të dikujt tjetër.

Dhe që t’ia bashkoj të dyja ngjarjet bashkë: Ai më sipër në foto është gazetari Zamir Dule. Ikona e kronikës investigative në Shqipëri, që në sulmin e SHIK-ut të Gazidedes në 1998 mbi “Koha Jonë” mbeti i gjymtuar nga kriminelët e Saliut të I-rë. Flinte në redaksi, e gjetën në gjumë. E shembën në dru dhe më pas ia përvëluan gazetën Nikollës Lesit.

Zamiri sot jeton në Miras të Korçës, në një shtëpi të rrënuar. Nga levat e presidentit Berisha që hëngri në kokë, akt ky që figuron edhe në dosjen e Prokurorisë, ai as jep as merr më si njeri normal!

Nuk ia vlen të zgjatem më për Zamirin, sepse u takon kolegëve dhe bashkohësve të tij t’i çojnë të paktën një pako kafe a një paketë duhani. Por Berisha që ka pasion të postojë foto të vdekurish, ja ku e ka foton e viktimës së tij. Falë Zotit, të gjallë!/ Javanews.al

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshimet funksionuan, jam i lumtur (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Juve argëtohet përballë NEC, 5 gola për të qetësuar Spalletti-n: Ndryshimet funksionuan, jam i lumtur (VIDEO)

18/09/2026
Milan, Amorim përfundon nën akuzë, Cardinale i zhgënjyer – Balkanweb.com – News24

Milan, Amorim përfundon nën akuzë, Cardinale i zhgënjyer – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al