• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Në dyqanet e Shqipërisë, bulmetrat e mallrat ushqimore, shiten nga 10 deri në 220 % më shtrenjtë se në Itali, Greqi, Gjermani

22/07/2024
Tritan Shehu: Berisha i burgosur politik, njësoj si Navalny në Rusi

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij sonte para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës.

Berisha tha se çdo qytetar shqiptar, e blen sot qumështin 21 përqind më shtrenjtë se sa qytetari gjerman, italian apo francez, të cilët kanë një rrogë 6-10 herë më të madhe se qytetari shqiptar.

Sipas tij kjo e bën jetën të papërballueshme dhe bën që 18 përqind e fëmijëve të Shqipërisë të mos kenë më shumë se dy vakte ushqim në 24 orë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Kjo është një goditje për çdo qytetar shqiptar, i cili e blen sot qumështin 21 përqind më shtrenjtë se sa qytetari gjerman, italian apo francez, që kanë një rrogë 6-10 herë më të madhe se qytetari shqiptar. Kjo tregon se në dyqanet e Shqipërisë, bulmetrat, mallrat ushqimore, shiten nga 10 gjer në 220 përqind se në Itali, Greqi, Gjermani.

Kjo e bën jetën të papërballueshme. Kjo bën që 18 përqind e fëmijëve të Shqipërisë të mos kenë më shumë se dy vakte ushqim në 24 orë. Kjo bën që turizmi të bjerë në mënyrë drastike sepse çmimet e ushqimeve do rriten natyrshëm.
E gjitha kjo nga politika armiqësore e Edi Ramës e Ballkanit të Hapur, që tregu shqiptar të dyndet me prodhimet e Serbisë dhe të të gjitha republikave ish-sovjetike, përfshirë Rusinë.

E gjitha kjo miqtë e mi ka sjellë shkretimin e fshatit shqiptar. Kjo gjendje dramatike në të cilën njerëzit me rrogat më të ulëta në Europë detyrohen të blejnë ushqime 10 deri në 220 përqind se në vendet më të pasura të Europës, është rezultat i injorimit total të prodhimit në vend. I subvencioneve qesharake, 6 deri në 8 herë më të ulëta se në Maqedoni, se në Kosovë dhe çdo vend tjetër të rajonit.

Është rezultat i vjedhjes së tmerrshme të naftës. I vjedhjes së qindra milionë euro të BE, përdorimit të tyre për ndërtim hotelesh, resortesh turistike nga zyrtarët e lartë, nga ministrat dhe zyrtarët e tjerë. Kjo situatë dramatike ka në bazë tatimin armiqësor në sistemin bujqësor, në të cilin vendoset zero TVSh në blerje dhe 20 përqind në shitje, vetëm që përpunuesit të preferojnë mallrat e importit. Nuk ekziston asnjë orientim i fermerëve. Shërbimet ndaj tyre janë inekzistente. Gjithçka vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje!

Related Posts

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan
Kryesore

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë
Kryesore

Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë

12/10/2026
Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë
Kryesore

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë

12/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit
Kryesore

Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit

12/10/2026
Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Kryesore

Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

12/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rikthimi në “Olimpico”, Mou rigjen Romën, sfidë speciale për “The Special One”

Rikthimi në “Olimpico”, Mou rigjen Romën, sfidë speciale për “The Special One”

13/10/2026
Tenis/ Eleminohet Alcaraz, spanjolli nervoz humbet ndaj Bergs, Zverev numri 1 ATP për 2026-ën

Tenis/ Eleminohet Alcaraz, spanjolli nervoz humbet ndaj Bergs, Zverev numri 1 ATP për 2026-ën

13/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al